Mbajtja e meshës gjatë natës së Pashkëve ne gjuhën greke nga kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk është pritur mirë nga besimtarët ortodoksë në vend.

Kryepeshkopi Janullatos megjithëse është një njohës i mirë i gjuhës shqipe, gjatë Meshës së Shenjtë për Ringjalljen e Krishtit e ka kryer ritualin në gjuhën greke, kur Kisha Autoqefale Shqiptare duhet të përdorë gjuhën shqipe. Kisha Ortodokse Shqiptare është Autoqefale, ajo nuk varet nga Kisha Greke, por nga Patriarkana në Stamboll.
Pjestarë të këtij komuniteti në qytetin e Fierit kanë shpërndarë trakte kundër kryepeshkopit Janullatos, në pjesë të ndryshme të qytetit.

5 mijë traktet me mbishkrimin “Janullatos kryepeshkop Tradhëtar, At Nikolla kryepshkop Atdhetar” janë shpërndarë pranë isntitucioneve fetare, shtetërore dhe rrugët e qytetit të Fierit, ndërsa shpërndarjen tyre e ka marrë përsipër Shoqata Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar .

trakti
Trakti

Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar për Fierin, Kristaq Ziu ka deklaruar se është shoqata që ka vendosur shpërndarjen e trakteve dhe se “Në emër të anëtarëve të tjerë të kësaj shoqate, nuk e njohin Janullatosin si Kryepeshkop”.