Veli Rada u lind me 28 shkurt 1943.
Veli Rada ka studiuar në degën e aktrimit të Institutit të Lartë të Arteve, në vitet 1972-1975. Pas mbarimit të shkollës filloi punë në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet.  Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar. Veliu punoi si asistent regjisor dhe regjisor, e skenarist humori. Ai realizoi shumë skeçe, parodi, intermexo. Rada, bashke me Ismet Belloven ishte komentatori më i njohur sportiv i Radio Tiranës.
Veliu ka luajtur edhe role episodike në filmat Shëmbja e idhujve (1977) and I treti (1978) si dhe në komeditë “Tre dhëndurët”, “Lezeti i kolltukut dhe krevatit”. Në komedinë dhe filmin homonim “Revolja e humbur” (1995). Në vitin 2013 ai u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”. Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar ndërroi jetë sot më 27 nëntor në moshën 72-vjeçare.