Në Stokholm të Suedisë po zhvillohet sot (12 maj) nata e dytë gjysëmfinale e Festivalit të Këngës në Eurovision. Përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të përformojë sonte me këngën “Përrallë”, kompozuar nga Olsi Toqi, orkestruar nga Shpëtim Saraçi, që ishte edhe fituesja e Festivalit të 54-ët të Këngës në RadioTelevizion.
Sivjet në këtë Festival marrin pjesë 26 shtete që do të konkurrojnë për të kurorëzuar fituesin më 14 maj.

eurovision2016

Vendi mikpritës Suedia dhe Pesë vendet që financojnē Eurovisionin, Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikpritës Suedia, janë automatikisht në finale dhe nuk konkurrojnë në netët gjysmë finale. Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia.
Në gjysëmfinalen e parë fituan shtetet:

Azerbaijan
Russia
The Netherlands
Hungary
Croatia
Austria
Armenia
Czech Republic
Cyprus
Malta

Sonte në gjysemfinalen e dytë do të paraqiten:

rreshti – shteti – këngëtari – titulli

01 – Latvia – Justs – Heartbeat
02 – Poland – Michał Szpak – Color Of Your Life
03 – Switzerland – Rykka – The Last Of Our Kind
04 – Israel – Hovi Star – Made Of Stars
05 – Belarus – IVAN – Help You Fly
06 – Serbia – Sanja Vučić ZAA – Goodbye (Shelter)
07 – Ireland – Nicky Byrne – Sunlight
08 – F.Y.R. Macedonia – Kaliopi – Dona
09 – Lithuania – Donny Montell – I’ve Been Waiting for This Night
10 – Australia – Dami Im – Sound Of Silence
11 – Slovenia – ManuElla – Blue And Red
12 – Bulgaria – Poli Genova – If Love Was A Crime
13 – Denmark – Lighthouse X – Soldiers Of Love
14 – Ukraine – Jamala – 1944
15 – Norway – Agnete – Icebreaker
16 – Georgia – Nika Kocharov and Young Georgian Lolitaz – Midnight Gold
17 – Albania – Eneda Tarifa – Fairytale
18 – Belgium – Laura Tesoro – What’s The Pressure

Festivalin, që është aktiviteti më i madh në botë i muzikës, përveç miliona shikuesve në Evropë e Australi, për herë të parë do të ndiqet edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Në Shqipëri Eurovision do të transmetohet direkt në TVSH, në orën 21:00.
Në Web Eurovision transmetohet nga https://www.eurovision.tv/page/webtv. Në SHBA do të transmetohet në orën 3 pm nga rrjeti VIACOM në Logo Tv.

Përfaqësuesja e Shqipërisë,  Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”