Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.
Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, Eva Maria Westbroek, etj.

ermonela-jaho

Grate ceremonisë u ndanë çmime për regjinë skenike, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.
Vlerësimi për përformancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, si “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, opera “Zaza” me orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht.
Çmimi për muzikës operistike që mori Ermonela Jaho është i pari i këtij niveli që një artist shqiptar merr.