Sabri  Hamiti
Sabri Hamiti

Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë. Shkollën fillore dhe të mesme i bëri në qytetin e tij të lindjes kurse në Prishtinë bëri Universitetin në Fakultetin Filozofik.
Hamiti ka punuar në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit dhe vazhdoi për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
Per shtatë vjet me radhë 1992 deri 2014 u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
Nga viti 1993 Hamiti eshte profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe nga viti 2008 anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.

Sabri Hamiti jeton dhe punon në Prishtinë.

 

Botime:
Poezia

Njeriu vdes i ri, 1972
Faqe e fund, 1973
Thikë harrimi, 1975
Trungu ilir, 1979
Leja e njohtimit 1985, 1985
Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
Kaosmos, 1990
ABC Albetare për fëmijë të rritur, 1994
Melankolia, 1999
Sympathia, 2004
Lulet e egra, 2006
Litota, 2007

Roman

Njëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti), 1976

Drama

Futa, 1988
Misioni, 1997
La Mission, 2007, Paris, Editions l’Espace d’un instant

Kritikë/Eseistikë/Studime
Lasgushi qindvjeçar

Variante, 1974
Teksti i dramatizuar, 1978
Kritika letrare, 1979
A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
Arti i leximit, 1983
Njeriu kryengritës, 1987
Vetëdija letrare, 1989
Faik Konica: jam unë, 1991
Tema shqiptare, 1993
Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
Letra shqipe, 1996
Lasgushi qindvjeçar, 1999
Bioletra, 2000
Studime letrare, 2003
Shkollat letrare shqipe, 2004
Tematologjia, 2005
Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
Letërsia moderne, Tiranë, 2009
Albanizma, 2009
Poetika shqipe, 2010
Utopia letrare, 2013
Zef Pllumi, 2013

Tekste shkollore

Letërsia e vjetër shqipe, 1995,
Letërsia moderne shqipe, 1998,
Letërsia romantike shqiptare, 2004
Në gjuhë të huaja

Sabri Hamiti: Albanian literary schools (Përkthyer nga Dr. Muhamet Hamiti)
Sabri Hamiti: Les écoles littéraires albanaises (Përkthyer nga Dr. Halit Halimi)
Poezi të Sabri Hamitit në anglishte (Përkthyer nga Dr. Robert Elsie)

Mirënjohjet
Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Çmimi kombëtar “Azem Shkreli”, për vepër jetësore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës e Kosovës, 2010
Çmimi i Madh për Letërsinë për vitin 2010 na Ministria e Kulturës e Shqipërisë për veprën letrare “Poetika shqipe”