Fatos Arapi u lind në Vlorë në vitin 1929. Në qytetin e lindjes ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi përveç poezisë novela, romane, drama ka bërë disa përkthime si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Ai disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.  Fatos Arapi u nda nga jeta më 11 tetor 2018 në Tiranë.


Tituj të veprave:

Shtigje poetike, 1962
Partizani pa emër, 1962
Poema dhe vjersha, 1966
Ritme të hekurta, 1968
Patat e egra, 1969
Dhjetori i shqetësuar, 1970
Dikush më buzëqeshte, 1972
Poezi të zgjedhura, 1974
Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
Shokët, 1977
Cipa e borës, 1985
Deti në mes, 1986
Ku shkoni ju statuja, 1990 [1]
Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
Gjeniu pa kokë, 1999
Na ishte një almë, 2002
E sajoi reja zogun e furtunës

Përkthime:

Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
Poezi, Pablo Neruda, 1989;
Safo, 1990;
Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.