teodor-laco

Teodor Laço u lind më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.

Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse. Shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço ka ndërruar jetë  më 15 Tetor 2016 në moshën 80-vjeçare.

Tituj të veprave

Era e tokës (1965)
Shtëpia në rrugicë (1968)
Një natë shiu – 1969
Një nuse për Stasin (1970)
Tokë e ashpër (1987)
Korbat mbi mermer (1981)
Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987)
Pushimet e kolonelit (1990)
Shi në plazh
Vrasja e buzëqeshjes
Një dritare në Kremlin
Mjegull (2009)