Gaqo Çako -Artist i Popullit

Gaqo Çako ka lini më 24 Janar 1935, dhe mban titullin Artist i Popullit.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, ishte i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Por Gaqo Cako nuk qendroi vetem ne opera. Ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe televizionit shqiptar dhe ka interpretuar disa nga kenget me te mira te muzikes shqiptare.

Vitet e fundit u ringjit në skenë në disa spektakle që rikthyen muzikën shqiptare më të mirë të një shekulli. U nda nga jeta në moshën 83-vjeçare më 1 gusht 2018. Mban Titullin e larte artistik Artist i Popullit dhe Titullin “Nderi i Kombit”.

Ai është babai i kënëgatarit gjithashtu të mirënjohur, Pirro Çako.