Ilia Terpini u lind më 25 dhjetor 1939 në fshatin Hocisht të Devollit nga një familje patriotike. Petro Terpini, i ati i Ilias mbaroi shkollën në Greqi emigroi në Amerikë në vitin 1910 deri 1920 ku me thirrjen e “Vatrës” u kthye sëbashku me 250 vullnetarë të tjerë që morën pjesë në luftën e Vlorës kundër italianëve. Petro Terpini bënte pjesë në bandën kombëtare “Vatra” që me këngët patriotike ngjallnin atdhedashurinë në atë kohë në tërë qytetet e Amerikës. Kur hyri në Vlorë banda “Vatra” me Thoma Nasin dirigjent, kompozoi këngën “ Vlora, Vlora”. Petro Terpini për merita patriotike u dekorua në atë kohë me urdhrin e “Flamurit”, dhe më vonë në demokraci me urdhrin “Për Merita Patriotike”, dhe vitin e kaluar mori titullin mbas vdekjes “Qytetar nderi i qarkut të Korçës”.
Ilia mbasi mbaroi shkollën e mesme në Korçë dhe gjatë asaj kohe vazhdoi dhe kursin e pikturës me Piktorin e Popullit Vangjush Mihon për 4 vjet rresht. Mbas mbarimit të shkollës së lartë punoi disa vjet si drejtor shkolle në Fier dhe pastaj filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku punoi mbi 40 vjet. Për merita të veçanta në punën e tij Ilia Terpini është dekoruar me “Urdhrin e Punës”, “Çmimin e Republikës”, me Titullin “Artist i Merituar” dhe së fundmi “Mjeshtër i Madh”.

Ne xhirim; Operatori Ilia Terpini dhe aktori Ndriçim Xhepa

Ilia Terpini mbetet padyshim një nga mjeshtërit e mëdhenj të kameras së Kinostudios “Shqipëria e Re”. Jeta, kontributi dhe vepra e Tij, tashmë mbetet një pasuri e madhe kombëtare e arkivore, një kujtesë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.
U nda nga jeta më 13 Korrik, 2018 në moshën 88 vjeçare në Paris.

Filma:

1990 Kronika e një nate
1989 Muri i gjallë
1988 Flutura në kabinen time
1987 Botë e padukshme
1986 Bardhë e zi
1985 Të paftuarit
1985 Kush vdes në këmbë
1984 Fejesa e Blertës
1983 Kujtime nga Gjirokaster (Dokumentar)
1983 Nepër ditarët e luftës (Dokumentar)
1983 Rruga e lirisë
1981 Si gjithë të tjerët
1981 Kërcënimi
1980 Një ndodhi në port
1980 Mësonjëtorja
1979 Ansambli folkloristik krahinor i Kosovës (Dokumentar)
1979 Ballë për ballë
1978 Ansambli Migjeni në Turqi (Dokumentar)
1978 Festa e ujit (Dokumentar)
1978 Në pyjet me borë ka jetë
1977 Pranverë në zemrat tona (Dokumentar)
1977 Gunat permbi tela
1976 The Last Winter
1976 Tokë e përgjakur
1975 Rrugicat që kërkonin diell
1974 Brigada e shtatë e vegjëlisë (Dokumentar)
1974 Ngjall liri brigada jonë (Dokumentar)
1974 Një firmë e hekurt (Dokumentar)
1974 Viti 1924 (Dokumentar)
1973 Sukses i merituar (Dokumentar)
1973 Mimoza llastica
1972 Kryengritje në pallat (Film i shkurtër)
1972 Kapedani
1970 Montatorja
1970 I teti në bronz
1968 90 vjetori i Lidhjes së Prizrenit (Dokumentar)
1968 Dita e pionerit (Dokumentar)
1968 Kalitemi nepërmjet aksioneve (Dokumentar)
1968 Mbresa vullnetarësh (Dokumentar)
1968 Pusteci (Dokumentar)
1967 Rritje (Dokumentar)
1965 Në praktikë me studentët natyralistë (Dokumentar)