Loro Kovaçi lindi më 30 gusht të vitit 1903 në Shkodër në një familje zejtarësh. Në moshën 12 vjeçare ndoqi shkollën e jezuitëve të qytetit. Ishte 16 vjeç në vitin 1919, doli për herë të parë në skenë me një rol në një shfaqe të grupit të shoqërisë kulturore “Vllaznia”, ku ai u aktivizua vazhdimisht si dhe më vonë në shoqërinë tjetër “Bogdani”. Pasi mbaroi shkollën e jezuitëve, që ishte një shkollë e mesme, shkolla e dergoi në Austri për të vazhduar një shkollë profesionale 2 vjecare për rrogaqepës. Pasi u kthye nga Austria, Loro punoi një kohë të gjatë si rrobaqepës në Shkodër. Ishte ai që përgatiste edhe kostumet e karnevaleve tradicionale të qytetit, apo kostumet e shfaqeve që organizonin shoqëritë kulturore.

loro_kovaci
Loro Kovaçi në filmin e parë shqiptar (me metrazh te shkurtër) “Fëmijët e saj”

Pas një përvoje të gjatë në teatrin amator, në 1 shtator 1946 së bashku me Pjetër Gjokën e të tjerë, shkoi në Teatrin e Ushtrisë. Në 1 shtator 1947 kaloi pranë Teatrit Popullor të Tiranës si aktor profesionist. Roli i tij i parë ishte në komedinë “Prefekti”.
Interpreton më vonë në pjesët “Rrënjët e thella”,”Skenderbeu”, “Gubernatori i Provincës”, “Otello”, “Revizori”, “Intrigë dhe dashuri”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Shtate shaljanët”, “Toka jone”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, etj. Roli i fundit së skenën e Teatrit Kombëtar ishte roli i kolonelit italian në dramën “Tri të shtëna pushke”.
Loro është aktori që ka marrë pjesë në filmat e parë shqiptarë si “Skënderbeu” e “Fëmijet e saj”. Ai ishte një ndër aktorët e parë shqiptar që për veprimtarinë e tij artistike është vlerësuar me titullin më të lartë artistik “Artist i Popullit”.
Loro Kovaci ka mbetur një nga kollosët e Teatrit Shqiptar
U nda nga jeta më 16 korrik të vitit 1966 në Tiranë.
Filmografia:
Komisari i dritës (1966) …. Baca
Toka jonë (1964) …. Tuç Maku
Detyrë e posaçme (1963) …. Gjergj Nikolla
Debatik (1961) …. Drejtori italian
Furtuna (1959) ….Komandanti Ballist
Fëmijët e saj (1957) …. Beqiri
Skënderbeu