Marashi lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952-shin në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gazetari.

marash-hajati3
Marash Hajati, disa dite para humbjes, fotografuar pa dijenine e tij nga Pjerin Logoreci

Punoi si redaktor në gazetën “Puna” e më pas, sekretar kolegjiumi i saj dhe instruktor për shtypin.
Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve ’80 Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet 1988-’90, Kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”. Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Marash Hajati u nga nga jeta me 28 mars 2013.
Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit, si dhe në Radiotelevizion, ai ka shkruar edhe:

Dokumentarët:
“Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona”, “Fitimtarë mbi tërmetin” (nderuar me Çmim Republike)
Botime:
“Bijtë e tokës sime” (krijime publicistike, 1982)
“Dera e prapme e shtypit” (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media, 1998)
“Shqipëria në kapërcimin e shekullit” (analiza e komente, 1999)
“Çanta me kontratë” (Poezi)
“Tish Daija, i veçanti” (monografi, 2005)
“Vite befasish” (kujtime)
“Histori dhe Vizion Stefani & Co” (monografi)
“Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar”, (kujtime, 2012).

2 KOMENTET

  1. Jani Tane: Me drejtor Marash Hajatin TVSH u fut ne rrugen e realizimeve ne te gjitha gjinite letrare dhe televizive. Redaksia e Femijeve me teletregimet dhe koncertet e medha te vitit te ri, spektaklet, konkurset e fameshme, pershtatjet televizive te pjeseve teatrale, ngritja e redaksise se filmit televiziv etj. Shume drejtore kane kaluar, por Marashi do te mbetet drejtor permbi drewjtoret. Ai mbronte profesionistet, amortizoi thashethemet, servilet dhe spiunet i struku… Me metoden e ballafaqimit, si eksperience dhe strategji e tij, te gjithe realizuesit qe kane punuar ne kete kohe te arte per krijimtari, mund te jene drejtues te zote… Lum Ne, qe e kemi njohur…

    • Jeta Tafaj: Portretizim i sakte Jani. Ishte njeri i mrekullueshem qe ka lene mbresa tek te gjithe ne. Respekt e nderim!

Comments are closed.