Nga HARBUTI
Marrë nga Gazeta “Bota e Re” Nr. 1 – 15 prill 1936 – Botuar ne Korçë me drejtor përgjegjës Gaqe Evangjeli.
Shqipnia nuk ka nji opinion të përgjithshëm të sajin, siç ka, p. sh. Anglia, Franca, Italia, Greqia dhe Turqia, por ka lloj-lloj opinionesh e pikpamjesh qi kanë të bajnë ma tepër me elemente, me sekte, me klasë, me grupe, me krahina, me mosha, me kultura e me të tjera qi nuk pajtohen n’asnjë mënyrë njeni me tjetrin.
Zotnitë, pronarët, kamataxhinjtë, bejlerët, agallarët, bajraktarët, efendilerët, hoxhallarët, arhondët, rreshperët, priftat, kristjanët (ortodoksët, katolikët, unitët, protestanët), muhamedanët (sunnitë, bektashitë, rifaitë, tixhanitë, halvetitë, saaditë, kadritë, nakshibenditë), klerikalët, liberalët, frank-masonët, atheistët, veteranët, tradicionalistët, konservatorët, “shqiptarët”, oksidentalët, reformatorët, harbutët, nëpunsit, universitarët, pleqtë dhe të rinjtë, të gjith kanë nga nji opinion të tyne të veçantë dhe të gjith i vrojnë problemet dhe ngjarjet nën prizmën e pikpamjeve të tyne të ndryshme.
Konservatorët besojnë se sundimi me metoda të vjetra asht ma i saktë dhe ma effektiv, kurse liberalët, qi i kuptojnë ma mirë fenomenet dhe nevojat e reja të shoqnisë, thonë se sundimtarët nga zhvillimi nuk duhet të qindrojnë ma poshtë se të sunduemit e se në popull nuk duhet të gjindet nonji njeri qi din ma tepër se ata qi marrin pjesë në sundim.
Bajraktari i msuem të sundojë me kanunin e Lekës, akuzon ligjet e reja si shkatruese të moralit e të burrnisë. Fleqët e malësisë nga ana tjetër shtojnë se ligja e re nuk prishi vetëm disa zakone patriarkale të mira (solidarsinë e fisit, të bajrakut, etj.) por edhe interesat e bajraktarit si përfaqësues të ligjit.
Orientali e mohon nevojën e grues për shkollë e për shoqni, kurse oksidentali me çlirimin e grues i lidh të gjitha dhe thotë se po të çlirohet muhamedanka e qytetit jeta shoqnore e qendravet do të jetë jo aq e vdekun siç asht sot por ma e gjallë, siç asht jeta qytetare në gjithë botën e përparueme.
Zengjini i vjetër, i deklasuemi, nuk e sheh dot zengjinin e ri dhe përpiqet gjithnji t’a diskreditojë e t’a poshtnojë, por zengjini i ri nuk jepet kollaj dhe thotë se i pasuri ka pasë gjithmonë nderë e se ndera shkon bashkë me pasuni.
Beut i pëlcasin sytë kur sheh “mënyrat” e harbutit dhe harbutit i pëlcasin veshët kur ndigjon frazat dhe mendimet e demodume të beut.
Zotnitë thonë se u prish bota me puna ra në dorë të “horave” e “axhamive”, kurse “horat” dhe “axhamit” nuk pushojnë së përsërituni se po e bajnë horë zotnitë qi e patën në dorë tash ma se njiqind vjet.
Punëtorët dhe zanatçitë kërkojnë përgjegje për punët dhe ngjarjet e soçme, intelektualët përkundrazi nuk kanë qef të merren me punët “e vogla” të ditës por me gjana qi kanë ndollë para 2000 vjetve ose qi do të ndollin pas 2000 vjetve…
Pleqtë thonë se nuk kemi çarë as derman pa u-kthyem në të parat, atje ku ishim, kurse të rinjtë, qi shofin shumë ma larg se pleqtë, theksojnë se jemi të mbaruem në qoftë se nuk do t’ecim bashkë me kohën e në qoftë se nuk do të futemi edhe na në lëvizjen e përgjithshme të popujve të qytetnuem.
Njeriu i libravet ngarkon me faj popullin dhe “injorancën” e popullit.
— Peshu qelbet nga koka! — përgjigjet populli.
Dhe kështu të gjith mohojnë mendimet e shoqi-shojt dhe prishin punë.
Nga vjen gjith ky kundërshtim e ndryshim mendimesh e pikpamjesh? Kryesisht kjo vjen nga ajo që nuk kemi një të shkueme, nji traditë, nji formim, nji mentalitet, një ideollogji; nga ajo që nuk kemi nji palë interesa e sidomos nga ajo qi nuk rrojmë të bashkuem por të ndam e larg nga njeni tjetri.
Në çdo rreth që të futesh do të ndigjosh tue biseduem gjana krejt të ndryshme. Me të tjera çashtje merren, p. sh., kristianët e me të tjera muhamedanët. Tjetër soj i gjykon punët njena palë e tjetër soj tjetra. Në je muhamedan, normal dhe jo i humbun nga mendja, do të mbetesh i hutuem dhe nuk do të dijsh se si të sillesh e se si të bisedojsh në nji rreth kristian tipik. Ne je kristian do të paralizohesh dhe do të luejsh rolin e memecit në nji rreth muhamedan tipik. Kshtu ngjet edhe me rrethin e fshatarve, të qytetarve, të zanatçive, t’intelektualve etj. etj.
Nuk njihemi me shoqi-shojnë, prandej nuk kemi haber as nga problemet, as nga pikpamjet, as nga terminollogjia e njenit dhe e tjetrit.
Po në përçarjen e në ngatrimin e mendimeve e të pikpamjevet t’ona ndihmon jo pak dhe shtypi i huej i Evropës e i Azisë… nuk bajnë tjetër veçse e ngatrojnë edhe ma tepër (1).
Si do të ketë shqiptari nji mendim ose nji pikpamje t’asaj po me nji kohë këndon L’Osservatore Romano-n e Vatikanit dhe Islamski Mir-in e komunitetit muhamedan të Sarajevës, Pravdën e Belgradit dhe Giornale d’ Italia-n, Temps-in dhe Berliner Tageblattin? Shqiptari formohet në drejtim e në pikpamje të literaturës qi lexon, e me qenë se kjo literaturë nuk asht homogjene, aj nuk ka nji pikpamje objektive e te vetme të tijen.
Gazetat e hueja na e turbullojnë mendjen në punët e jashtme tamam ashtu siç na e turbullojnë mendjen politikanët e vjetër në punët e mbrendshme.
Po halli? Me i u mbyllë gojën pleqvet? Me ndalue hyrjen e gazetave të hueja? Me djegë bibliotekat private të përbame prej librash të vjetër arab, pers, turk, grek, latin e sllav? E pamundun. Mendimet dhe pikpamjet e ndryshme të politikanëve të vjetër e të gazetarve të huej, të cilët neve na sjellin ma shum dam se dobi, nuk mund të zhduken veçse me nji mënyrë: tue organizuem nji shtyp serioz, të lirë e të fortë, të zotin të thotë pikpamjen shqiptare të tij se rreth rreth të gjitha problemevet ma me rëndësi të jetës kombtare e ndërkombtare.
Vetëm me anën e batalioneve të këndonjësve të rregullshëm të një shtypi të këtillë serioz mund të formohet ashtu siç duhet opinioni publik në massat popullore të vëndit t’onë.
Nga ajo që nuk kemi një të shkueme, nji traditë, nji formim, nji mentalitet, një ideollogji; nga ajo që nuk kemi nji palë interesa e sidomos nga ajo qi nuk rrojmë të bashkuem por të ndam e larg nga njeni tjetri.
Në çdo rreth që të futesh do të ndigjosh tue biseduem gjana krejt të ndryshme. Me të tjera çashtje merren, p. sh., kristianët e me të tjera muhamedanët. Tjetër soj i gjykon punët njena palë e tjetër soj tjetra. Në je muhamedan, normal dhe jo i humbun nga mendja, do të mbetesh i hutuem dhe nuk do të dijsh se si të sillesh e se si të bisedojsh në nji rreth kristian tipik. Ne je kristian do të paralizohesh dhe do të luejsh rolin e memecit në nji rreth muhamedan tipik. Kshtu ngjet edhe me rrethin e fshatarve, të qytetarve, të zanatçive, t’intelektualve etj. etj.
Nuk njihemi me shoqi-shojnë, prandej nuk kemi haber as nga problemet, as nga pikpamjet, as nga terminollogjia e njenit dhe e tjetrit.
Po në përçarjen e në ngatrimin e mendimeve e të pikpamjevet t’ona ndihmon jo pak dhe shtypi i huej i Evropës e i Azisë. Gazetat Karagjoz, Aksham, Xhumhurijet (turqisht); Universul, Dimineata (rumanisht); Pravda, Vozrozhdenie, Politika, Novosti, Islamski Mir (sllavisht); Ellinikon Mellon, Elefteron Vima, Proia, Tahidhromos, Elefteros Anthropos, Eleftera Gnomi, Akropolis, Vradhini, Makedonia (greqisht); Popolo d’Italia, Giornale d’Italia, Gazzetta del Popolo, Corriere della Sera, Il Mattino, La Tribuna, Stampa, Domenica, L’Osservatore Romano (italisht); Action Française, Paris Soir, Temps, Matins, Ere Nouvelle, Intransigeant, Journal des Debats, Journal de Geneve, Je sais tout, Nouvelle Revue Française (frëngjisht); Berliner Tageblatt, Illustrierte Zeitung, Neue Freie Presse, Jugend, Die Woche (gjermanisht); Times, Daily Mail, Daily Telegraph, Observer, New York Herald, Chicago Tribune (anglish) e sa e sa të tjera qi ndër ne shiten dhe këndohen me shumicë nuk bajnë tjetër veçse e ngatrojnë edhe ma tepër (1).
Si do të ketë shqiptari nji mendim ose nji pikpamje t’asaj po me nji kohë këndon L’Osservatore Romano-n e Vatikanit dhe Islamski Mir-in e komunitetit muhamedan të Sarajevës, Pravdën e Belgradit dhe Giornale d’ Italia-n, Temps-in dhe Berliner Tageblattin? Shqiptari formohet në drejtim e në pikpamje të literaturës qi lexon, e me qenë se kjo literaturë nuk asht homogjene, aj nuk ka nji pikpamje objektive e te vetme të tijen por lloj lloj pikpamjesh heterogjene: pikpamjen e arabit, të turkut, të grekut, të sërbit, t’italianit, të frëngut, të gjermanit, t’anglezit, të vatikanit, të protestantit, të masonit, të socialistit etj. etj.
Gazetat e hueja na e turbullojnë mendjen në punët e jashtme tamam ashtu siç na e turbullojnë mendjen politikanët e vjetër në punët e mbrendshme.
Po halli? Me i u mbyllë gojën pleqvet? Me ndalue hyrjen e gazetave të hueja? Me djegë bibliotekat private të përbame prej librash të vjetër arab, pers, turk, grek, latin e sllav? E pamundun. Mendimet dhe pikpamjet e ndryshme të politikanëve të vjetër e të gazetarve të huej, të cilët neve na sjellin ma shum dam se dobi, nuk mund të zhduken veçse me nji mënyrë: tue organizuem nji shtyp serioz, të lirë e të fortë, të zotin të thotë pikpamjen shqiptare të tij se rreth rreth të gjitha problemevet ma me rëndësi të jetës kombtare e ndërkombtare.
Vetëm me anën e batalioneve të këndonjësve të rregullshëm të një shtypi të këtillë serioz mund të formohet ashtu siç duhet opinioni publik në massat popullore të vëndit t’onë.
(1) Edhe librari i Kavajës thotë se fitimin ma të madh apin gazetat dhe revistat greke, të cilat kërkohen dhe shiten mirë.
