koci_petriti2

Koçi Petriti lindi më 1941 në Korçë. Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindje. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, filloi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi. Me mbarimin e fakultetit, punoi arsimtar në Librazhd. Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
U nda nga jeta më 20 Prill 2014.

Petriti është autor i shumë teksteve të këngëve në Festivalet e këngës në RTV.

Botime:

Lirikat e majit – 1962
Përsëri në udhë – 1967
Firma e popullit tim – 1974
Prush nëpër shekuj – Tiranë, 1979
Lulekuqet – Prishtinë, 1981
Të dashurova ty – 1988
Poezia shqipe -1989 (kolana e poezisë shqipe)
Në poetikën e Martin Camajt – 1997
Lirikat e majit – 2002, (ribotim i ndryshuar)
Albumi i lirikave – Tiranë, 2004
Poezi të zgjedhura – 2005