Elida Cangonji u lind më 31 tetor 1953, ndoqi shkollën e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë dhe më pas Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjeksisë.

elida-cangonji

Elida e shtruar para një jave në spital, diagnostikuar me leuçemi akute, ndërroi jetë sot (28 nëntor 2016) në Francë.
Elida punoi si Mjeke Psikiatre për fëmijët dhe adoleshentët. Prej disa vitesh që pas hapjes së Shqipërisë Elida jetonte në Francë.
Ajo ishte e njohur gjithashtu se luajti me sukses disa filma në kinematografinë shqiptare.

cangonji-rruget
Në filmin “Rrugë të bardha”

Filmografia:
Në kufi të dy legjendave – (1981)
Njeriu me top – (1977)
Rrugë të bardha – (1974)
Shtigje lufte – (1974)
Në fillim të verës – (1975)
Shpërthimi – (1974)