Published On: Mon, Dec 26th, 2016

Ndahet nga jeta Bujar Lako, “Artist i Merituar”

Bujar Lako u lind në Korçë, më 9 maj 1947. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, (Sot Akademia e Arteve) dega Dramë. Më 1973, filloi punë si aktor në Teatrin Popullor (Sot Teatri Kombëtar). Në Teatër ai interpretoi shumë role të para, ku spikati në shfaqjet “Vizita e Inspektorit” e Xh. Pristli (inspektori Gull), “Monserati” e E. Roble (Monserati), “Vdekja e komisionarit” e A. Milerit (Bif), “Ditë vere e Mrozhek”, “Ariu” e A. Çehovit etj.

bujar-lako

Bujar Lako – Artist i Merituar

Por Lako më shumë u njoh nga rolet në kinematografi si një nga aktoret e suksesshëm të saj. Të mbeten në mendje interpretimet e tij në filmat; “Gjeneral Gramafoni”, 1978, në rolin e Halit Beratit, rol me të cilin fitoi Kupen e Festivalit I të Filmit, në filmin televiziv “Udha e shkronjave”, 1978, në rolin e Tunxhit, me të cilin fitoi çmim të veçantë në Festivalin I, apo në filmin; “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në rolin e gjeneralit, me të cilin është shpallur “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit më 1991.
Bujar Lako është lauruar me Çmimin e Republikës të Klasit I dhe që prej vitit 1985 mban titullin “Artist i Merituar”.
U nda nga jeta nga një atak kardiak në Tiranë më 25 dhjetor 2016.

Filmografia:

Në fillim te verës – Misto – 1975
Përballimi – Martin Kreka – 1976
Udha e shkronjave – Tunxhi – 1978 (TV movie)
Gjeneral gramafoni – Halit Berati – 1978
Ballë për ballë – Mujo Bermema – 1979
Nëntori i dytë – Luigj Gurakuqi – 1982
Dora e ngrohtë – Spahiu – 1983
Vendimi – Këshilltari – 1984
I paharruari – Besim Peja – 1984
Gurët e shtëpisë sime – Tenente Moruçi – 1985
Gabimi – Arjani – 1986
Vrasje ne gjueti – Ferdinandi – 1987
Telefoni i një mëngjesi – Nestori – 1987
Binarët – Kujtimi – 1987
Kthimi i ushtrisë së vdekur – Gjenerali Italian – 1989
Amigo – Mesuesi – 2001
Lule të kuqe, lule të zeza – Taxi driver – 2003
Syri magjik – Petro – 2005
Honeymoons – Babai i Nikovit – 2009
Amsterdam Express – Selimi – 2014

 

Bujar Lako në filmin “Ballë për ballë”

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.