Liliana Çavolli u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942. Këngëtare e njohur shqiptare e muzikës së lehtë dhe popullore.
Ajo punoi në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa së fundi ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.Me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe pesë dekadave karrierë në skenë ajo e festoi me nji koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013.

liljana-cavolli
Liliana Çavolli

Për ma shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare ajo u bë e njohur në të gjitha viset shqiptare dhe jashtë. Lililana Çavolli ka lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare.
Ka ndërruar jetë, në orët e para të dites  9 maj 2015 ikona e muzikës Liliana Çavolli.

Liliana Çavolli – Zambaku i Prizrenit