Published On: Sat, Dec 23rd, 2017

Këngëtari i rokut Eugent Bushpepa fiton festivalin e 56 në RTSH

Eugent Bushpepa 56

Këngëtari i rokut shkon në “Eurosong 2018”

 

“Mall” i kengetarit nga Mirdita Eugent Bushpepa fiton festivalin e 56 në RTSH
Këngëtari i rokut shkon në “Eurosong 2018”

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ka triumfuar në natën finale të festivalit të 56-të të këngës në RTSH. Performanca e Bushpepajt në skenën e Pallatit të Kongreseve u vlerësua maksimalisht nga juria duke rrëmbyer çmimin e parë. Kënga “Mall” do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2018”.

Emri më i lakuar për fitoren e çmimit të parë, edhe këtë herë nuk ka dalë jashtë parashikimeve. Me një performancë të shkëlqyer “live”, Genti u votua nga juria profesioniste e festivalit e përbërë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi, por arriti të rrëmbente edhe duartrokitjet e publikut, të cilat zgjatën prej më shumë se 1 minute, duke e rikthyer dy herë në skenën e magjishme, këngëtarin.

I emocionuar për fitoren, ai u shpreh: Shumë faleminderit. Do doja të falenderoja Radio Televizionin Shqiptar dhe jurinë profesioniste. Do mundohem që t’ju përfaqësoj denjësisht.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Redon Makashi me “Ekziston” dhe çmimin e tretë “Piedestal” nga Inis Neziri.

E ftuara e nderit këtë finale ishte këngëtarja Elsa Lila, e cila u rikthye në skenën e festivalit të RTSH, pas 9 vitesh duke na sjellë një kolazh këngësh të viteve 1700.

“Mall” do të jetë kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2018” që do të mbahet në Lisbon të Portugalisë në datat 8-12 maj.

 

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.