Në 8 deri më 14 nëntor në New York do të nisë edicionin e dytë i “Albanian Week Film Festival”, ku do të prezantohen filma shqiptarë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentarë dhe në fund, nga këto tri kategori, do të zgjidhen filmat më të mirë.
albfilmweek-1
Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali ka thënë se ky festival ka edhe rol në depërtimit të kinematografisë shqiptare në atë amerikane do të shërbejë si një urë lidhëse në mes të artistëve shqiptarë kudo në botë, dhe artistëve të tjerë të cilët mund të krijojnë ide dhe bashkëpunime të reja. Ky është edhe një shteg i hapur më shumë për depërtimin e autorëve shqiptarë në ndonjë projekt kinematografik, apo edhe të aktorëve të cilët do të kenë mundësi të promovohen në këtë event
Në festival do të prezantohen 30 filma të kinematografisë shqiptare, 24 prej tyre prodhime të viteve 2012- 2013. Në të pritet të marrin pjesë regjisorët: Robert Budina, Agim Sopi, Joni Shanaj, Orges Bakalli, Eneida Koreshi, Roland Uruqi, Paul Kurti,  por edhe kineastë amerikanë si, Larry Moroe, Martin Rost, Oliver Horvat, Edimy Michel.

Në këtë festival që në përmbyllje do të ndahen tri çmime: për filmin më të mirë të gjatë, për filmin më të mirë të shkurtër dhe filmin më të mirë dokumentarë.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar do të zhvillohet në teatrin prestigjioz  “SVA Theatres” në NY, më 8 nëntor, në orën 19:00. Festivali do të hapet me filmin artistik të metrazhit të gjatë “Agon”, me regji të Robert Budinës, pjesëmarrës nga Kosova në kategorinë e filmave të gjatë është “Agnus Dei”, i regjisorit Agim Sopi.

Themelues të këtij festivali janë Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Festivali është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte e Kosovës dhe sponsorë të tjerë nga diaspora.