AlbaWaves-viti i ri

Me 28 Nëntor 2013 për herë të parë falë dëshirës së mirë të disa intelektualeve shqiptare në SH.B.A dhe Shqipëri doli një gazetë e re në shërbim të Diasporës shqiptare të Amerikës. E pagëzuar me emrin “Gazeta Vatra” me qëllimin e mirë që të jetë një Vatër e ngrohtë  shqiptare informacioni në Amerikë përkrah gazetave të tjera  pa “marrë” asgjë nga historia e ndonjë gazete apo shoqate shqiptare po vazhdon rrugën e saj ne sherbim te Artit,kultures,historise,sportit shqiptar  ne vendlindje dhe ne diaspore.

Rruga e kësaj gazete ka mjaft vështirësi por falë punës së stafit të saj dhe disa sponsoreve shqiptarë ajo vazhdon të jetojë me shpresë që qëllimin që u krijua si një gazetë e tillë e pavarur do të bëhet një zë i fuqishëm i diasporës së shqiptarëve të Amerikës.


Ne fillim te vitit te ri 2015 kesaj gazete online iu shtua edhe ne radio e re me 24 ore transmetin online Radio Alba Waves (Radio Valet Shqiptare)

Sot në prag të Vitit të ri në çdo vatër shqiptare kudo në botë ndaj ne ju urojmë:

Gëzuar Vitin e ri nga Gazeta Vatra Online dhe radio Alba Waves!

Gëzime dhe lumturi familjare sjelltë pranë jush dhe familjeve tuaja viti që po vjen.

Zoti i bekoftë shqiptaret dhe kombin shqiptar!

Stafi i Gazetës Vatra dhe i Alba Waves Radio !..