Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Vajza e “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto. Karrierën e saj artistike e ka nisur që në vitin 1959 si soliste lirike në Teatrit të Operas e Baletit. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e Teatrit të Operas e Baletit, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit.
Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes.
Në vitin 2017, mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.
U nda nga jeta ne Trieste Itali më 28 shtator 2020.

AjoRozmaria vjen nga një familje mjaft e njohur, e bija e Gaqo Jorganxhi, motra e poetes dhe autores së mrekullueshme të teksteve të këngëve Zhuliana Jorganxhi, bashkëshortja e profesorit të ndjerë Kostandin Leka, e ëma e Hektor Leka (Teatro Lirico Di Trieste) dhe Gjergj Leka, producenti muzikor dhe kantautor i njohur.

Carmen – Rozmari Jorganxhi mezzosoprano