Në mëngjesin e të martës rreth orës 06:15 ndërsa kishte dalë për të ecur tek Liqeni Artificial, humbi jetën 55-vjeçari, Pandi Toçe.

Ishte një ngjarje aksidentale, por pas saj qëndron humanizmi i njeriut të artit, i cili shpëtoi jetën e një fëmije 14-vjeçar që ra teksa luante me top së bashku me shokët te diga e Liqenit.
Sipas tregimit te vetë fëmijes, shokëve e tij dhe disa dëshmitarëve, Pandi Toçe ishte hedhur në ujë për të shpëtuar nga mbytja të miturin.
Dhe, ndërsa ka shpëtuar atë, për shkak të një goditje me betonin e digës, të asfiksisë së momentit dhe ujit në mushkëri, nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Nga uji e kanë nxjerrë të pa jetë, babai dhe xhaxhai i vogëlushit që ai shpëtoi.
U bënë përpjekje që me një makinë Toçe të dërgohej drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por fatkeqesisht pa rezultat.

pandi_toce
Pandli Toçe

Pandi Toçe, 55 vjeç, babai i dy fëmijëve, kishte mbaruar studimet e larta për degën Gjuhë-Letërsi. Ka punuar për pak vite aktor në Teatrin e Peshkopisë dhe më pas inspektor për një kohë të gjatë në Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Pandi është vëllai i aktorit Vangjel Toçe.