valter gjoni1
Studjuesi Valter Gjoni

Albumi fotografik “Kujtesë” i Valter Gjonit nuk është thjeshtë një album, ai është një histori 10 vjecare e Shqipërisë në fotografi. Fotografitë janë të shoqëruara me përshkrime të ngjarjeve historike e vendit ku janë bërë. Ushtritë që shkelën gjatë 10 viteve në tokën Shqiptare nga viti 1912 deri në 1922. Gjatë këtyre viteve të vështira në historinë e popullit shqiptar, pas rënies së Perandorisë Osmane, që sundoi për gati 500 vjet, kaluan ushtarë malazezë, serbë, austriakë, bullgarë, francezë, italianë, grekë, amerikanë, duke lënë në tokën shqiptare të vdekur.

kujtese
Kopertina e Albumit

 

Ky është albumi fotografik, i studiuesit të njohur Valter Gjoni, i titulluar “Kujtesë: Shqipëria në llogore luftërash 1912-1922”. Ai është një botim dygjuhësh, në shqip dhe frëngjisht, me 240 faqe që na sjell rreth 600 imazhe, 80% e të cilave të papublikuara në parë. Z. Gjoni ka punuar kryesisht në arkivat franceze, (Z.Gjoni mban titullin e lartë të Francës “Kalorës”) dhe fotografitë janë të realizuara kryesisht nga fotoreporterë të dërguar në Shqipëri për të mbuluar zhvillimet e luftërave ballkanike nga  “L’ Illustration”, “Le petit journal”, “Le Temp”, etj., apo edhe agjencitë fotografike. Fotografët kanë qenë emra të njohur të fotografisë së kohës si Robert Vaucher, Andre Kertesz, Leon Krajefski, Rene Puaux, Ted Dubray , Charles Martel, Albert Londres, Auguste Leon, Daniel Baud-Bovy etj.

ushtare-serb-peje
ushtare serbe ne pushtimin e pejes, 1912 – Fotografi nga Constantin Stephanof

Fotoreporterët kanë fiksuar momente kyçe në historinë e Shqipërisë, si Shpallja e Pavarësisë, pushtimi i Shkodrës nga malazezët, hyrja e serbëve në Durrës, zbarkimi i ushtrive italiane në Jug të Shqipërisë, pushtimi i Çamërisë nga forcat greke etj. Fotografitë sjellin edhe pamje nga qytetet e fshatrat shqiptare, monumente kulture që sot nuk ekzistojnë më, raportet e vendosura mes ushtarëve dhe shqiptarëve. Gjithashtu janë fotografuar edhe figura të njohura të historisë, Ismail Qemali, Isa Boletini, Princ Vidi e Esad Pashë Toptani.

valter-gjoni
Studjuesi Valter Gjoni ne Promovimin e Albumit

Albumi u promovua në Muzeun Historik Kombëtar, ku foli autori dhe referuan edhe historianët e studiuesit Pëllumb Xhufi, Kaliopi Naska, Shaban Sinani e Melsi Labi.