tonin_tershana
Tonin Tërshana

 

Tonin Tërshana lindi në Shkodër më 1 qershor 1949. Ai arriti një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” (muzika, Pjetër Gaci, teksti, Fatos Arapi), mori çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Këngëtari Tërshana ndërroi jetë moshën 68-vjeçare, pasi vuajti prej kohësh nga një sëmundje e rëndë më 22 shtator 2016.