jul-GiulioCesare
Jul QEZARI

Nga  Agim Bacelli, New York /

Dy nga personalitetet më të shkëlqyera të Romës antike janë; Gaius Julius CAESAR (Jul QEZARI) (100 – 44 para Krishtit) dhe Gaius Julius Octavianus AUGUSTUS (Jul AUGUSTI ) (63 – 14 para Krishtit) të cilët kanë me të vërtetë disa lidhje me Shqipërinë (Ilirinë). Qezari ka patur disfatën e parë të jetës së tij në Durrës, dhe i dyti ka studiuar afër Fierit në (Apolloni AB)* në vitet 40 para Krishtit.
Në këtë shkrim të shkurtër po jua prezantoj të dyja pasazhet (fragmentet) në origjinal, të cilat, besoj se për herë të parë vijnë të përkthyera në shqip nga origjinali i veprës së shkëlqyer të Gaius Svetonius Tranquillus (75-150 pas Krishit) me titull në origjinal, “De Vita Caesarum” (Mbi Jetën e Qezarit ), ku flitet për Shqipërinë në lidhje me këta dy personazhe me përmasa historike botërore dhe mjaftë të njohur në të gjitha kohrat prej më shumë se dymijë vjet.
Pasazhi i parë i shkëputur nga [Libri i I-rë, Devus Julius]; XXXVI, të cilën po e jap në origjinal dhe më poshtë përkthimin tim në shqip:

Latinisht:

“1-…Ipse prosperrime semper ac ne ancipiti quidem umquam fortuna praeterquam bis dimicauit: semel ad Dyrrachium, ubi pulsus non instante Pompeio negauit cum uincere scire, 2-iterum in Hispania ultimo proelio, eum desperatis rebus etiam de conciscenda nece cogitauit…”

Shqip:

“1-Personalisht Qezari luftoi gjithmonë me shumë sukses dhe kurrë nuk e pati fatin e keq e të dyshimtë me përjashtim të dy herëve;1- në Durrës kur ai u zmbraps e u posht, duke menduar që Popeu i Madh nuk po e ndiqte nga pas të cilit i kishte thënë dikur se ishte i paaftë të fitonte me të. 2- në Spanjë, gjatë betejës së fundit, kur gjërat morën kthesë për keq, Qezari mendoi të bëjë vetvrasje…”

II . Divus Augustus [Libri i II-të, Divine Augustus], Kapitulli VIII:

Latinisht:

“…Caesare post receptas Hispanias expeditionem in Dacos et inde Parthos destinante praemissus Apolloniam studiis (Augustus) uacauit…”

Shqip:

“…Ndërkohë, pasi kishte gjunjëzuar (tre) spanjollët, Qezari planifikoi ekspeditën e parë kundër Dacians dhe kunder Parthians, (Augustus) dhe erdhi para tij në Apolloni (të Fierit) ku ai u ishte dedikuar studimeve…”

Shënim:* Të gjitha fjalët në Parantezë janë të mijat. A.B.

Kush në fakt ishte Jul Qezari?

Gaius Julius Caesar: shpirtbujari për të tjerët, të përkorët për veten

Emri i Gaius Julius Caesar – burrë shteti dhe veprimtar politikan romak, prijës ushtarak e shkrimtar – qe bërë që prej shumë kohësh shumë i njohur. Rruga drejt pushtetit e Gaius Julius Caesar nuk ishte aspak e lehtë. Ai u përball me shumë të përpjeta e të tatëpjeta.

Një nga shkallët drejt majave të pushtetit u bë zgjedhja e Julius Caesar në vitin 65 para Erës së Re në postin e nominuar aedile (lat. Aedilis – funksionar i lartë në Romën e Lashtë që vihej në krye të lojërave publike, merrej me mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe mirëmbajtjen e tempujve), në funksionet e të cilit përfshiheshin drejtimi i projektimit urban, organizimi i transportit, tregtisë dhe jetës së përditshme të Romës.
Gjatë qëndrimit të vet në këtë post Julius Caesar organizonte për romakët shfaqje mjaft spektakolare, lojëra e luftime gladiatorësh, darka me komunitetet duke fituar me këtë gjë popullaritet të madh në qarqet më të gjera të qytetarisë romake. Për të bërë këto ai shpenzoi pothuajse të gjitha paratë e veta.
Siç shkruanin historianët, darkat, gostitë që shtronte Julius Caesar si dhe e gjithë jeta e shkëlqyer e tij i shërbyen rritjes graduale të ndikimit të tij në punët e shtetit. I vetëdijshëm se romakët “vdesin” për bukë dhe shfaqje, Caesar, si mjet për rritjen e popullaritetit të vet, arriti miratimin nga Senati të Ligjit mbi shpërndarjen e bukës falas.
Ndaj të tjerëve Julius Caesar jo rrallëherë demonstronte zemërgjerësinë e natyrës së vet. Ai organizonte shumë shpesh festa e gosti. Pas triumfit të tij spanjoll ai dha dy darka. Darka e parë ju duk atij si tepër modeste dhe e padenjë për bujarinë e tij, kështu që katër ditë më vonë ai dha një të dytë, jashtëzakonisht të pasur. Në këtë gosti, në qoftë se do ti besojmë dëshmive të Plutarkut, u shtruan 22.0000 tavolina. Për herë të parë u shërbyen në të verëra të katër klasave të para, kurse peshq të shtrenjtë (ngjala Morai) u servirën 6.000 copë. Ana tjetër e natyrës së Julius Caesar ishte përmbajtja e tij në ushqim. Kur në ndonjë darkë ku ishte i ftuar dhe shërbehej vaj i vjetër ulliri në vend të atij të freskët dhe mysafirët e tjerë as që denjonin ta preknin me dorë, vetëm ai merrte më tepër se zakonisht me qëllim që të mos dukej sikur fajësonte të zotin e shtëpisë për neglizhencë apo sjellje të pahijshme.
Verë, Qezari pinte shumë pak. Këtë nuk e mohonin bile as armiqtë e tij. Mark Katone-s të cilit i përkasin fjalët si vijon: “Qezar është i vetmi ndër gjithë të tjerët që mund të ndërmarr një grusht shteti me mendje të kthjellët (esëll)”.
Mënyrën e vet të përmbajtur të jetesës ai mund t’ua impononte edhe të tjerëve. Ai miratoi ligje të drejtuara kundër luksit, me anë të të cilave ndaloi përdorimin e vigjeve, veshjeve të purpurta dhe mbajtjen e perlave. Ligjet kundër luksit kufizonin shpenzimet gjatë ditëve të javës deri në 200 sesterze, kurse në ditë feste – në 300 sesterze. Iu nënshtrua rregullimit e mbikëqyrjes bile edhe shitja e produkteve gastronomike në treg. Rreth tregut ai vendosi roje me qëllim që ata t’ua konfiskonin blerësve dhe t’ia sillnin atij ushqimet e ndaluara, ndërsa në qoftë se kjo i shpëtonte syrit vigjilet të rojeve ai dërgonte tek shkelësit ngandonjëherë liktorët (Littore – person në Romën e Lashtë që shoqëronte përfaqësuesin e administratës së lartë duke mbajtur në dorë një tufë shufrash me sëpatë të ngulur në mes të saj) me ushtarë për t’ia marrë direkt nga tavolina gatimet me produktet e ndaluara.

Bruti dhe fundi i Qezarit

Për Jul Qezarin është shkruar shumë edhe në shqip dhe s’kam ndërmënd të zgjatem por, s’mund të rri pa thënë edhe diçka që më duket shumë e veçantë dhe që nuk i është kushtuar shumë vëmëndje nga studiuesit e tij. E kam fjalën për Brutin. Me aq sa kam lexuar në disa gjuhë, më është mbushur mëndja se Bruti ishte djali i tij i jashtëligjshëm të cilën gjë Bruti nuk e dinte por e dinte e jëma dhe gruaja e tij. Atë ditë gruaja ju lut dhe ju përgjërua të mos shkonte ta vriste Qezarin. I ra ndërgjunjë dhe e qau përsë gjallë pasi ju mbush mëndja se Bruti do vritej dhe jo Qezari. Ai nuk e dëgjoi dhe iku. Gruaja e tij pothuajse u çmënd dhe i ra të fikët. Këto i kam mësuar nga Plutarku i cili e rendit Qezarin mbi çdo luftëtar tjetër që ka nxjerrë Roma. Historiani i lashtësisë, thotë se për më pak se dhjetë vjet që Qezari luftoi në Galati, pushtoi më tepër se 800 qytete. Vuri nën sundimin roman 300 popuj të ndryshëm dhe nga tre milionë armiq me të cilët luftoi në beteja, një milion prej tyre i vrau në luftim e sipër dhe një milion të tjerë i zuri robër. (!) Në një kohë që Qezari ndodhej në majat e tij, pothuajse gati për të marrë kurorën mbretërore që aq shumë kishte lakmuar, bie pre e komplotit. Një tradhti kjo e organizuar nga ai që e donte dhe besonte më shumë, Bruti, djali i tij. Ndodhej para Senatit kur u sulmua pabesisht nga një grup kundërshtarësh, të cilët e kishin rrethuar dhe e godisnin kush më shumë. Jul Qezari vazhdoi të mbrohej nga shpatat e komplotistëve deri në momentin kur pa Brutin e tij të dashur që e deshte më shumë se jetën e tij. Bruti që s’e dinte se e kishte baba, kishte ngritur shpatën dhe i binte “dorës që i kishte dhënë bukë”. Plutarku vetë rrëfen:

– Çezari hoqi dorë nga çdo kundërshtim, mbuloi kokën me rrobën e tij duke thënë: “Dhe ti o Brut?”, – u shtri në tokë dhe ra pikërisht në këmbët e statujës së Pompeit. Trupi i tij që ishte bërë shoshë nga 23 plagë, u përpëlit ndër këmbët e statujës dhe e mbuloi këtë vend me gjak, në mënyrë që të kujtonte dikush, se Pompei e kryente këtë vrasje dhe kënaqej me dënimin që mori armiku i tij…”