Marash Hajati (1934 në Shkodër – 28 mars 2013 Tiranë). Gazetar i njohur i organeve te shtypit dhe medias në Shqipëri. Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit, Kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Dokumentare:
Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona
Fitimtarë mbi tërmetin (Nderuar me Çmim Republike)
Botime:
Bijtë e tokës sime (krijime publicistike – 1982)
Dera e prapme shtypit (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media – 1998)
Shqipëria në kapërcimin e shekullit (analiza e komente – 1999)
Çanta me kontratë (Poezi)
Tish Daija, i vecanti (monografi – 2005)
Vite befasish (kujtime)
Histori dhe Vizion Stefani & Co (monografi)
Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar (kujtime – 2012)
Roland Trebicka, Artist i Merituar, (1947 Korçë – 6 mars 2013, Tiranë). Aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”, aktor ne Teatri popullor (Teatrit Kombëtar).
Role në teatër:
Magjia e madhe
Don Zhuani
Inspektori (Revizori)
Një burrë me trandafil
Mbreti po vdes
Martesa e avokatit
Berberi i Seviljes
Te gjithë kanë huqe
Kohë për t‘u çmendur
Po vjen ai
8 persona plus
Valsi i Titanikut
Pallati 176
Role në filma:
Dua një gënjeshtar
Tifozët serial komik
Endërr për një karrikë
Radiostacioni
Koncert në vitin 1936
Debatik
Qytetar nderi i Qytetit te Korçës.
Minella Borova, Aktor (22 shkurt 1947, Korçë – 30 qershor 2013 në Buenos Aires Argjentinë),
Aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi”, Ispektor ne Ministrine e Kultures, pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, aktor ne teatrin “San Martin”, në Buones Aires, Argjentinë.
Ne teater:
“Njollat e murme”, në Korçë,
“Qyteti i akuzuar”,
“Mësuesi i letërsisë”
Vellim poetik
“Ku puthen dy oqeanet” vëllimi poetik.
Filmografia:
Botë e padukshme, (1987), Kristofori
Rrethimi i vogël, (1986), Berti kunati i Agronit
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984), Gjenerali
I paharruari, (1984), Nesti
Shoku ynë Tili – (1981) Shpëtimi
I treti, (1978), Isai
Flamur në dallgë, (1977), Provokatori
Pylli i lirisë, (1976), Llazi Tërbufi
Udhëtim në pranverë, (1975), Besniku
Në fillim të verës, (1975), Fumagali
Shtigje lufte, (1974), Studenti
Rrugë të bardha, (1974), Bato
Mëngjeze lufte, (1971), Gjermani
Montatorja, (1970), Saldator
Antoneta Papapavli, Artiste e Merituar, (17 shkurt 1938 Përmet – shtator 2013), aktore e Tetrit Popullor (Teatri Kombetar)
Ne Teater:
Afrovitit “Karnavalet e Korçës”,
Cuca “Cuca e maleve”,
Drita “Drita”,
Mara “Toka jonë”,
Deizi “Arturo Ui”,
Bajamja “Fytyra e dytë”,
Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”,
Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”,
Gjyshja “Hijet e natës
dhe ne 12 filma
Drita Pelingu, Artiste e Merituar (3 dhjetor 1926, Vlorë – 2 tetor 2013, Tiranë) aktore, regjizore dhe pedagoge.Aktore ne Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Pedagoge në Akademinë e ArteveRegjisore ne Teatrit Petro Marko të Vlorës.
Ne Teater:
“Portreti”
“Shërbëtori i dy zotërinjve”
“Hamleti”
“Rëshqitja”
“Arturo Ui”
“I çuditëshmi”
“Zonja e Bujtinës”
“Artani”
“Një letër e humbur”
“Mbreti Lir”
“Gratë gazmore të Windsorit”
“Mbretëresha e bukur”
“Profesioni i fundit”
Përjetësisht dashuria
Ne Film:
1958: Tana
1977: Njeriu me top në rolin e hallës
1978: Kur hidheshin themelet në rolin Budja
1978: Vajzat me kordele të kuqe në rolin zonja Cavallero
1979: Përtej mureve të gurta në rolin nëna e Ramizit
1979: Radiostacioni (film) në rolin e Mukadezit
1980: Nusja
1981: Shtëpia jonë e përbashkët në rolin e Vitës
1982: Era e ngrohtë e thellësive
1986: Fjalë pa fund në rolin nëna e Bardhylit
1987: Zëvendësi i grave
1988: Shpresa (film) në rolin nëna e Piros
2008: Sekretet (film) në rolin nëna e Landit
Drita Pelingu ka marre nderimet:
Urdhërin “Mjeshtre e madhe”,
“Çmimi i Karrierës”
Çmimi “Ismail Qemali”
Agim Zajmi, Artist i Popullit (1936 Tiranë – 3 nëntor 2013, Tiranë), skenograf, piktor dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise. skenograf i Teatrin Shqiptar President dhe co-fondator i “Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative” skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vone punon kryesisht në Teatrin e Kombëtar, Dekan dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise, ne Tirane.
Veprat:
Veprat e tij janë ekspozuar në shumë vënde të botës: France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt, etj. Pikturat e tija bëjnë pjesë në Koleksionin e Galerisë Kombëtare te Arteve (Tiranë) dhe në koleksione në vënde të tjera te botës.
AKtualisht disa nga vepart e tija janë të ekspozuara ne sallën e pritjes (për delegacionet e huaja) në Kryeministrinë e Shqipërise.
Çmimet nderkombetare dhe kombetare
Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Për merita si artist është nderuar:
Rreth 300 skenografi
“Fushë Kosova”, 1989
Çmim i parë ne skenografi, me shfaqen “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, Prishtine, festivali i Kragujevacit, 1976
Çmimi i pare ne Bjenalen e Rajsburgut, Poloni me shfaqen “Rinoceonti”, Eugjen Jonesko, 1996
fitues i medaljes “Naim Frasheri”, 1968
portretin e “Vasil Laçit”, 1972
portretin e “Ganimet Tërbesha”, 1981
portreti “Ded Gjo Luli”, 1984
Në vitin 1995 i jepet titulli “Profesor”
40 piktura dhe skenografi jane pjese e fondit kombetar te Galerise Kombetare te Arteve te Shqiperise.
Krijimtaria Shkencore-artistike
Eshte hartuesi i kapitullit “Problemet e skenografisë dhe komponenteve të saj” e perfshire ne vepren “Baza teorike e arteve figurative”, i cili eshte tekst mesimor per studentet e Akademise se Arteve te Shqiperise. Mbron tezat shkencore dhe artistike si, zhvillimi i artit shqiptar, Universiteti i Algjerit dhe krijimtaria e piktorit Vangjush Mio, në Ankara, Turqi.
2000, “Agim Zajmi, poet i skenes”, liber, monografi nga Kudret Velça
Koli Xoxi (1923-2013) është historian dhe filozof. Ka pasur titullin shkencor Profesor por punoi si akademik dhe përgjatë jetës profesionale njihet si autor i disa studimeve të rëndësishme me natyrë kombëtare dhe ndërkombtare.
Veprat kryesore studimore:
Shqiptarët dhe Garibaldi.
Franca sipas Dora d’Istria.
Shkolla ortodokse në Shqipëri, rilindësit tanë.
Volteri filozof i arsyes njerëzore. – Monografia në dy volume.
Ismail Qemali jeta dhe vepra.
Epopeja heroike e Marko Boçarit.
Nikolla Jorga pa njollë dhe pa frikë.
Viktor Hygo për të drejtat e njeriut dhe qytetarit.
Vlerësime:
Franca e nderoi me urdhrin Kalorës i Legjionit të Nderit.
Artan Bushati, Trajner futbolli (Shkodër në 9 Tetor 1963- 29 Gusht 2013 . trajner i futbolli i Skuadrës Kombëtare U21, Vllaznia e Shkodrës, i ekipit të Elbasanit.
Bushati njihej edhe si figurë shoqerore dhe politike e qytetit të Shkodrës.
Apollon Gjebrea, Mjek (31 dhjetor 1940 ne Gjirokaster), Doktor i Shkencave, mjek dhe reformues i Pedagogjia mjekësore, si ndër promotorët e futjes shërbimit “Mjeku i familjes”.
Studime:
Infermieristika në veprim
Parandalimi i çrregullimeve të shikimit / me bashautor
Çështje të promocionit të shëndetit / me bashautor
Të jesh mjek… : përjetime / me bashautor
2000-vjetori i mjekut të parë shqiptar / me bashautor
Ç’duhet bërë për prononcimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor
Strategjia “shëndet për të gjithë e O. B. SH-së
Për një konferencë mjekësore mbarëshqiptare
Motivet për zhvillimin e edukimit shëndetësor
Bedri Myftari, Shkrimtar (21 dhjetor të vitit 1938 Filat të Çamërisë – Tiranë më 8 nëntor 2013).
Udënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.Pas lirimit nga burgu, punoi si punëtor në disa ndërmarrje në Tiranë, me pas gazetar në gazetën “Kosova”, kryeredaktor i gazetës “Tribuna Demokratike”, përgjegjës redaktor në gazetën “Emigranti shqiptar” që dilte në Europë, kryredaktor i gazetës “Bota shqiptare” dhe “Çamëria”.
Tituj të veprave:
“Fluturzat e borës”, tregime, 1967
“Mbrëmjet e qytetit tim”, tregime, 1969
“Kronikat e vdekjes”, roman, 1994
“Rojtari i varrezës”, roman, 1995
“Ti je Eva”, poezi, 1996
“Dashuria e parë”, tregime, 1997
“Pranverë që s’kthehet më”, poezi, 1999
“Bardh e zi”, publicistikë, 2000
“Dashuri fatale”, roman, 2000
“Përralla”, Tiranë, 2001
“Vajza e rojtarit të pyllit”, përralla, 2003
“Zonja e Ambasadorit”, novela, 2006
“Simfoni e erërave”, poezi, 2006
“Pas Kastadivës”, roman, 2007
Sokol Olldashi, Politikan (17 dhjetor 1972, Durrës – 20 nëntor 2013 Tirane) gazetar në Albania, Rilindja Demoktratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN ishte deputet i Partisë Demokratike,Ministrit të Rendit, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit.
Fatos Sela, Aktor regjisor(2 tetor 1948, Tiranë – 18 dhjetor 2013 ne Tiranë). Regjisor në RTV Shqipëtar, aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit, aktor ne Teatrin Kombetar.
Interpretime:
Pamje nga ura (2007) teatër
Tirana, viti zero (2001) …. qeveritari
Bolero (1997), instruktori i baletit
Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu
Pesha e kohës (1988), Trifoni
Një vit i gjatë (1987), Likurg
Vjështë e nxehte e ’41 (1985), Bako
Të paftuarit (1985), Cezar Dibra
Gracka (film) (1983), Baja
nëntori i dytë (1982), oficeri serb
Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi
Gunat mbi tela (1977) , Hodo
Dhe si regjisor në Heronjtë e Vigut (1977).