Nën kujdesin e Misionit të Përhershëm të Repubikës së Shqipërisë pranë OKB-së, të dielën në mbrëmje me datë 15 qershor 2014 – u organizua aktiviteti “Një Mbrëmje me Muzikë Klasike Shqiptare në New York”.

Përtej kuriozitetit të pastër dhe kënaqësisë, për të qënë të pranishëm në koncertin e artistëve të rinj shqiptarë – tek interpretuan muzikën klasike shqiptare, në një nga altaret e muzikës botërore siç është Carnegie Hall, ku për dy orë kumbuan tingujt dhe zërat e muzikës klasike shqiptare.
Në aktivitet morën pjesë, si të ftuar, anëtarë të trupit diplomatik në OKB, New York, nga të gjitha kontinentet, zyrtarë të qytetit të New York-ut, përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës e aktivitetit të qytetit, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe përfaqësues të komunitetit të artistëve shqiptarë, veprimtarë të dalluar në SHBA.
Në hapje të koncertit, Përfaqësuesi I Përhershëm i Shqipërise pranë OKB-së, Ambasadori Ferit Hoxha, duke falenderuar të pranishmit, theksoi se “diplomacia është gjithnjë në përpjekje të bëjë cdo gjë të mundur për të ndikuar në imazhin që të tjerët kanë për vendin. Por pak gjë mund të krahasohet me shpalosjen e vlerave kulturore, me muzikën dhe Artin. Muzika u flet shqisat tona, unit tonë të brendshëm; është një përmbushje e admirueshme, dhe padiskutim, një mjet më të mira të komunikimit; Muzika sjell një cilësi të shpresës, një arritje të imagjinatës përtej kushteve të së pranishmes”.
“Aktiviteti përbën një premiere historike pasi asnjëherë më parë nuk është organizuar një aktivitet i tillë në New York, një nga qendrat botërore më të njohura të aktiviteteve kulturore, përfshirë muzikës klasike, me veprat më të mira e të njohura të fondit të muzikës klasike shqiptare të interpetuara nga artistë shqiptarë”.

muzika-new_york
Duke cituar një kompozitor të shquar, ai tha se “Muzika është akti shoqëror i komunikimit në mes të njerëzve, një gjest i miqësisë, më të fortë nuk ka. Është pikërisht një pjesë e asaj Shqipërisë, shpirtin e saj muzikor dhe trashëgiminë e saj kulturore, këtë ndjenjë miqësie që ne shpresojmë kemi sjellë sonte dhe duan të ndajnë me ju.”
Zoti Hoxha falenderoi në mënyrë të veçantë producentin Xhevat Limani si dhe kompozitorin, Mjeshtrin e Madh Aleksandër Peçin, për kontributin e tyre në realizimin e aktivitetit. Aktivistja Mediha Kosovrasti falenderoi sponsorët e tjerë duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së muzikës klasike nga artdashësit.
Një falenderim i veçantë për këtë mbrëmje muzikore u shkoi biznesmenëve dhe veprimtarëve të komunitetit : Rexh dhe Shpresa Xhaklli, Ardian Hoxha, Refik Kosovrasti, Toni dhe Fortuna Ramadani, Abib Veseli, Medin Islami dhe Azem Hasangjekaj – Martini.

Më pas, për rreth 90 minuta, artistët Nermin Zhabjaku dhe Redi Llupa në pinao, sopranoja Era Hoxha dhe baritoni Kreshnik Zhabjaku interpretuan më talent e virtuozitet të admirueshëm, e që u duartrokit gjatë nga rreth 250 të pranishmit, një program muzikon ndër më të pasurit.
U interpretuan vepra të njohura të Cesk Zadesë, Tonin Harapit, Limoz Dizdarit, Gjon Simonit, Feim Ibrahimit, Akil Kocit e Prengë Jakovës, Lola Gjokës e Simon Gjonit dhe në mënyrë të vecatë, veprat e kompozitorit Aleksandër Peci, I cili ishte I pranishëm në sallë. Disa prej kompozimeve më të reja të z. Peci, të tilla si “Valle zcherzante e Tiranës”, “Vajza e Valëve” dhe “Ti Shqipëri”, u interpetuan për herë të parë, në një premiere botërore në Nju Jork.
Në përfundim të koncertit, artistët shqiptarë si dhe kompozitori Peci u nderuan me një “standing ovation” të gjatë e të merituar për një interptetim të shkëlqyer duke shkruar në Nju Jork një faqe të librit të historisë kulturore muzikore shqiptare, duke shpalosur në një mbrëmje të paharruar vlerat më të mira artistike të kombit, duke u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një shkëlqim të rrallë, të pazakontë në metropolin më të madh botëror, dhe të pranishmëve të shumtë një parfum të Shqipërisë dhe shqiptarëve në më të mirën e tyre.

Baritoni i talentuar Ergin Brahimi, që ndoqi mbrëmjen muzikore, tha se :”Koncerti i sontëm realizuar në Carnegie Hall, nën drejtimin e zotit Xhevat Limani aktor/producent në bashkëpunim me Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, na bëri krenarë, mbasi ishte një aktivitet me rëndësi të jashtëzakonshme në korniza superlative përballë një audience të përzier kulturash, në metropolin e botës,ku prezantua në mënyrë të dinjitetshme muzika klasike shqipetare!”
Me prezencën e kompozitorit të madh Aleksandër Peci (ardhur enkas nga Shqipëria, veprat e të cilit u interpretuan në më shumë se gjysmën e koncertit – hapësirës koncertale, dhe një kasti interpretësh të dëshmuar, bënë që publiku amerikan si dhe ai shqiptar i diasporës të përjetonin një mbrëmje të mrekullueshme (mbushur plot ndjenja dhe emocione).
Koncerti pati arie dhe këngë të kompozuar nga mjeshtra të mdhenj’ të plejadës së kompozitorëve shqipëtarë (të gjeneratave të ndryshme) të cilat u interpretuan si solo ashtu dhe në duet nga Era Hoxha / soprano dhe Kreshnik Zhabjaku / bariton, nga të dy interpretët dëgjuam realizime me mjeshtëri!.
Sipas baritonit Ergin Brahimi: “Kreshnik Zhabjaku doli pata publikut me një tingull solid prej baritonësh lirikë Mozartianë (zë me shumë eksperiencë), timbrika e të cilit shkrihej me shumë mjeshtëri nga gjoksi në tingullin e kokës dhe anasjelltas. Aria shqipe e realizuar nga ai vinte shumë më epike dhe plot prezencë, në anën tjetër”
“Ndërsa, E. Hoxha ishte një soprano e cila e sjell më shumë ndjenjë këngën dhe arien shqipe, e kënduara prej saj në tingujt e thell tregon ngjyrën e duhur e cila puthitet fiks me melosin shqiptar, së këndejmi atë e gjejmëtë sigurt dhe dinjitoze në territorin saj”.
“Të dy interpretuesit u shoqëruan në piano nga pianistja dhe mjeshtrja e korepitimit e cila për 36 vite shërbeu pranë Operas dhe Baletit në Tiranë Nermin Zhabjaku. Ajo me shumë zell dhe në frymë me kangtarin rrjedhnin si dy uymenj që shkrihen vazhdimisht në një”, shprehet Brahimi duke shtuar se muzikaliteti dhe mjeshtrija e saj janë për t’u admiruar.
“ I ftuar ishte poashtu dhe pianisti i shkëlqyer i cili tashmë ndodhet rreth majave të suksesit Redi Llupa, ai detyrën e tij prej pianisti virtuoz e krynte si një ushtar në fronë. Mrekullia e lidhjes së tingujve që ai krijon është si rrjedha e një ujvare në mënyr të qetë dhe të njëtrajtshme”.
“Së fundi: Publiku amerikan normalisht ka ngelur gojëhapur nga interpretimi briliant i tij. Eshte per t’u vlersuar fakti që vepra si: Barokajare (për piano solo), Vals i Drondafilleve, Valle mbi Xham, interpretuar nga Redi Llupa, ishin vepra Premier’ të Aleksander Peci i cili me prezencën e tij i dha veprës më shumë peshë”.
Krahas Veprave si: Barokajare (për piano solo), Valle scherzante e Tiranës, Vajze e Valeve, Vals i Drondafilleve, Ti Shqipëri, Valle mbi Xham të shkruara nga vetëprezenca e tij Aleksandër Peci, kompozitorë tjerë të perfshirë në këtë mbrmje muzikë klasike të autorve shqiptarë ishin: Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Feim Ibrahimi, Limoz Disdari, Lola Gjoka, Akil Koci, Prenk Jakova.

Marre nga The Albanian https://thealbanian.co.uk/