Nga Ndoc Selimi /

ndoc-selimi
Fytyren perendimore Tirana e kerkoi qysh ne vitet 20 te shekullit kaluar. Kjo vihet re me orientimin europian te shume kuadrove qe kishin mbaruar shkollat jashte shtetit. Te gjitha keto lane gjurme ne projekte te ndryshme urbanistike, ne vila e pallate, ne mjedise kulturore, ne jeten e perditesme, sjellje etj. Ne keto vite filloi edhe vendosja e busteve dhe memorialeve ne qendra te dukeshme teTiranes. I pari bust me permasa te medha ishte ai i adjutantit te mbretit Zog major Llesh Topollajt . Lleshi u vra ne aentatin qe iu kishte pegatite Zogut ne Vjene me 20 shkurt te vitit 1931 nga emigrantet politik shqipar Ndok Gjoloshi e Aziz Cami.Thuhet se Zogu e kishte nuhate situaten dhe para se te dilnin nga salla e operes , ku ndoqen nje shfaqje , i dha pelerinen e tij adjutantit dhe aentatoret gabuan shenjester duke menduar se ishte mbreti, i cili shpetoi pa as ma te voglen gervishtje. Ne nderim te majorit tij, mbreti vendosi ti bente nje bust madheshtor edhe pse ne kangen e kenduar para tij per rastin konkret, Topollaj gati injorohet kur ne dy rreshta te kanges thuhej: “Gezim i madh qe shpetoi mbreti / Adjutanta ka sa deti”. Keshtu nje vit me vone me 21 shkurt 1932 u vendos mbi nje bazament mermeri ne hyrje te rruges Durresit me nje lartesi 2,5 m ne bronz , veper e skulptorit italian Giuseppe Marchis (gazeta ora 23 shkurt 1932). (Hidhet ne ere me dinamit me 1945).
I dyti bust ishte ai i Ahmet Zogut qe u vendos ne lulishten e Spitalit Civil i ndertuar me 1932 dhe mbante emrin e tij. Ishte veper e skulptorit Odise Paskali dhe me 28 nentor 1935 behet inagurimi i tij.

ndoc-1
Nje veper me te vertete arti ishte Mauzoleu i Nanes Mbretereshe Sadije Toptani (1873 – 1934). Objekti iu ngarkua nje arkitekti te ri Qemal Butka (qe me vone do te dallohej e do te bente emer si mjeshter ne SHBA). Mauzoleu u inagurua me 30 dhjetor 1935 . (Gazmend Bakiu, “Shqiperia politike, Tirane, 2010), ku mori pjese e githe paria e vendit dhe ambasadat e huaja. Fjale e rastit e mbane Kryeministri Mehdi Frasheri. (Hidhet ne ere me dinamit me 1944).
Ne kete kuader historiani tiranas Gazmand A. Bakiu shkruan: ” Prishja e mauzoleut shenoi fillimin e nje praktike te re ne histoerine e shtetit shqiptar, ate te prishjes se varreve te “armiqve” te vdekur prej kohe dhe lenjes pa varr te “armiqve ” te rinj” ( G.A. Bakiu ” Tirana e vjeter , nje histori e ilustruar, fq 239)
Gjeneralit Leon de Ghilardi ishte nga Zagrebi dhe qysh ne fillimet e shtetit shqiptar dha nje kontribut te vyeshem ne pergatitjen e ushtrise dhe xhandarmerise shqiptare.( nga 1913 sipas “Gazeta shqiptare”, 31 dhjetor 1935). Ai vritet rastesisht ne Fier me 14 gusht 1935 kur plasi kryengritja e Fierit dhe nuk kishte te bente as me forcat kryengritese , as me ato mbrojtese. Me 24 dhjetor 1937 ngrihet ne Petrele nje obelisk me shqiponjen dy krenare. ( Hidhet ne ere me dinamit ne janar 1945)
Ne qender te Tiranes ka qene nje shtylle ku u ngrit flamuri ne pasditen e 28 nentorit 1937 qe i bie 25 vjetori i pavarsise dhe ishte shkruar: ” Ngrehni pra Flamurin perpara dhe rrefehuni burra si ngahere” (Sipas Skenderbeut, 1443) . Ishte planizuar vendosja e statujes se Skenderbeut, por koha nuk priti.

ndoc-2
Nje monument tjeter i nje rendesie te veçante ishte Mnumenti i Lirise i vendosur atu ku asht sot sheshi “Nene Tereza”. U planizua nga arkitekti Qemal Butka dhe u realizua nga skulptori italian Bassi nga Trani. Ai ishta 12 m i larte dhe kishte formen e nje harku triumfi me shqiponjen siper. Ne te ishte shkruar “Per Lirine Kombetare”. Nuk dihen arsyet perse u hoq, por shqiponja vazhdoi te jete ne qender te Tiranes aty ku ishte me pare lulishta pas Skenderbeut sotem.
E fundit statuje e kesaj periudhe ishte ajo e gjeneralit italian Enrico Telini, i cili u vra nga greket me 27 gusht 1923 kur po percaktoheshin kufinjt me shtetin grek per here te dyte pas pretendimeve te tyre.E vrane per sjelljen korekte dhe u hoqen sikur e vrane shqiptaret, por e verteta doli shpejt . Autor i realizimit te vepres ishte skulptori Odise Paskali. Ky bust ishte jo larg parlamentit, ku me vone u zevendsua me Qemal Stafen.

ndoc-3
Dua te shtoj ketu se tiranasit kishin edhe monumente te gjelberta qe nderoheshin si heronj. Te tille kane qene Rrapi Tabake te Ura e Tabakeve, ku mblidheshin per te trajtuar, komunikuar e zgjidhur çeshtje te ndryshme . (Shpesh degjohet shpreja per shaka nga tiranas se “shihemi ne Rrap Tabake”. ( nuk eshte ma). Nje tjeter rrap asht ai i Treshit , pra Rrapi i Treshit( tironçe Rrapi i Trishit), pasi sa here pritej nxirte tre filize te rinj. ( U pre dhe u zhduk nga reparti aty prane). I vetmi objekt i gjalle i kesaj natyre asht Selvia ne rrugen e Dibres, e cila jeton akoma dhe me kane thane se sheshi aty ka marre kete emer. (mrekullisht)
Keshtu ka shkuar historia e artit dhe kultures sone. Dikush nderton, dikush shkaterron. Megjithate pozitivja eshte midis nesh. Ajo do te triumfoje !
Te dhenat u moren nga gazetat e kohes, K.Frasheri dhe nga historiani Gazmend A.Bakiu.