agimzajmi
Agim Zajmi, Piktor i Popullit

Agim Zajmi lindi në Tiranë më 28 nëntor vitin 1936. Studioi për artet skenike në Shën Petërburg. Pas diplomimit më 1961 filloi punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më pas punoi kryesisht në Teatrin Kombëtar, ndërsa herë pas herë realizoi dhe skenografi në teatrot e Kosovës dhe Shkupit.

zajmi

Pjesa më e madhe e veprave shqiptare dhe të huaja të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar janë krijime të piktorit  e skenografit të talentuar Agim Zajmi. Gjithashtu një punë të madhe bëri Agimi edhe në fushën e kostumografisë. Si një njohës i thellë i etnografisë shqiptare ai dha në skenën e Teatrit Kombëtar jo vetëm mjediset por veshjet e detaje të ndryshme që mbushnin skenën duke dhënë me sa më shumë realitet jetën shqiptare. Agim Zajmi ka qenë profesor në Akademinë e Arteve në Tiranës. Për dekada me radhë ai përgatiti piktorët e ardhshëm në Akademinë tonë të Arteve me durimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte. Si piktor ai ka ekspozuar punimet e tij në Francë, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, etj.

agim zajmi-piktura

Një pjesë e këtyre veprave ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private në vende të ndryshme të botës.
Agim Zajmi u nda nga jeta më 3 nëntor 2013 në Tiranë.