Lek Gjoka222
Lek  Gjoka

Opinion nga Lek Gjoka
Jacksonville Florida

Pas njezet e një vitesh përsëri një Pape viziton Shqipërinë vendin e shqiponjave.Ky lajm me permasa globale të vizitës së Papa Franceskut sigurisht sjell një lloj krenarie edhe për ne shqiptaret e Amerikes të besimeve katolike,muslimanë,ortodokseve dhe bektashianë.
Çila është kjo krenari?
Kjo është vizita e parë që Ati i Shenjtë bën në një shtet Europian dhe zgjedh Shqipërine duke na përcjell një mesazh të madh paqeje dhe duke bekuar Shqipërinë e shqiptaret kudo në botë.Zgjedhja e Shqipërisë është një sinjal pozitiv edhe për partitë politikë shqiptarë të cilët bënë shumë pak ose aspak për të dënuar aktorët që kryen krime në diktaturën komunistë.Dhjetëra e dhjetëra priftërinjë u dënuan, u vranë edhe pa gjygj sepse predikuan fjalen e Jezu Krishtit por në të vertete ato luftuan për paqe, bashkim ndermjet shqiptare pa dallime fetarë.Ishtë forca e madhe e klerit katolik me në krye strategun e saj Dom Nikoll Kacorrin që luajti një rol madhor në Pavarsinë e Shqipërisë nga zgjedha shekullorë osmanë me 28 Nentor 1912.Po ky kler katolik luftoi me të gjitha mundësitë për mos coptimin e tokava shqiptarë në 1913 ku mori pjese në Konferencen e Paqes në Paris, në Berlin etj ku edhe Fan S. Noli u mahnit nga fjalimi i Monsinjor Luigj Bumçit i cili në fjalimin e tij në konferencen e mos coptimit të truallit shqiptarë mbrojti me forcë çdo pëllëmbë të truallit shqiptar nga Çamëria deri në Presheve jo si prift por si shqiptar.
Diktatura komunistë krimet e saja ndaj përsonaliteteve fetare e në veçanti ndaj klerit katolik i vazhdojë jo vetem me të gjallet por edhe me vdekurit.Ajo diktaturë jo vetem njollosi punën patriotike të kollosit të letrave shqipe Homerit shqiptar At Gjergj Fishta por edhe ështrat e tija i hodhi në lumin e Kirit në Shkodër.Duke e dhunuar edhe të vdekur pandehu së mund ta mbulojë më forcën e frikës poetin tonë kombëtar i cili jo vetem lidhi me drita kishen e madhe në Shkodër me xhaminë por respektoi në maksimum tolerancen fetare.Madje në kohën e diktaturën komuniste në Lezhe flitej shumë për një histori të vertete midis At Gjergj Fishtes dhe një besimtar katolik të paditur, ekstrem kunder besimit musliman i cili i thotë një miku të tij së do të shkontë të digjte xhaminë e Lezhes .Ky lajmeron menjëhere At Gjergj Fishten për planin e mikut të tij.Atë natë besimtari u nis drejt xhamisë për ta djegur ate.Mori me vete pak vajguri dhe si theu deren u step në vend.U ul në gjunjë dhe nisi të lutëj i tmerruar kur pa në xhami At Gjergj Fishten.
– At ti ketu në xhami?
-O i bekur !- ia pret i qete At Gjergj Fishta- edhe kjo është shtëpia e Zotit ndaj shko andej nga erdhe sepse bën të njëjtin mekat sikur me djeg kishën.Në shqiptaret kemi një gjak atë të shqiptarit ndaj duhët të jetojmë në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin..
Ndaj janë aq domëthënëse fjalet e Fishtes edhe sot e kësaj ditë i cili pat thënë: “Vertete në kemi Bajram dhe Pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë”.
Kjo histori dhe thënia e mesipërmë e homerin shqiptar ka një domëthenie të madhe edhe për në shqiptaret e Amerikes sepse në duhët të mundohëmi të bashkohemi pa dallime fetare megjithese mund të kete edhe rastë kur dikush nëpërmjet fese apo disa shoqatave që kanë mbirë si kërpudhat helmusë mundohët të fitojë “emer” apo pak të mira materiale por në të vertete fitojnë urrejtje , përcajnë shqiptaret e diaspores së Amerikes.
Gjithesi keto rastë janë me gishta dhe me kalimin e kohës do i zbulohën petat lakrorit.
Ardhja e Papes në Tiranë është një bekim i madh për çdo shqiptar edhe për në shqiptaret e Amerikës ku krenohëmi jo vetem me respektin që ka ndaj katolikeve shqiptarë , ndaj vuajtjes dhe persekutimeve të klerit katolik por për tolerancen e jashtëzakonshmë midis besimeve fetare në Shqipëri.
Sigurisht në shqiptaret e Amerikes ndienjë krenari kombetare sepse edhe qeveria amerikanë vlereson në maksimum bashkjetesen perfekte midis besimeve fetare të Shqipërisë ku e merr kombin toni si shembullin me pozitiv në botë të kësaj tolerance ndërkohë që globi është shndërruar në disa pjese të saj në një ferr të vertete vrasjes thjeshte dukë përdorur si pretekst besimet fetare.
Ati i Shenjë në axhenden e vizitës së tij do të takohet edhe me drejtuesit e besimeve të tjera fetare ku edhe Ai si qeveria Amerikane ka folur plot optimizem ndaj kesaj bashkjetese vellazerore të besimeve fetare në Shqiperi.Kombi ynë është i vetmi vend në bote që ka një këshill të përbashket të të gjithe besimeve fetare ku në mbledhjen e fundit që u zhvillua në Tiranë denuan njëzëri çdo dhunë që mundohen ti japin ngjyra fetare, iu bënë thirrje të gjithë shqiptarevë që nga mashtrimi dhe padituria iu bashkuan shtetit islmaik ISIS të largohën nga Siria dhe Iraku.Shqiptari duhet të luftojë vetem për kombin shqiptar dhe së çdo besim fetar edhe ai musliman është kundër dhunës dhe pro paqes dhe dashurisë vllazerore ndermjet njëri-tjetrit.
Vizita e Pape Franceskut në vendin e shqiponjave është njëri nga lajmet me të mira për diasporën shqiptarë të Amerikes si gjaku i nënë Terezes ,si stërnipat e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit “Atlet i Krishtit” dekuruar nga Papa i kohes se tij,mbrojtës i krishtërimit evropian ndaj shpirtërisht jemi në Tiranë me 21 Shtator dhe me një zë të vetem e falenderojmë Papen që zgjodhi Shqipërinë për ta vizituar dhe bekuar si komb.
Ndaj në shqiptarët e diasporës së Amerikës i urojmë Papa Franceskut mirë së ardhjen në Tiranë, Zoti e bekoftë Papen dhe kombin shqiptar.Tolëranca fetare udhëtoftë gjithmonë në të njëjtën paqe dhe harmoni sikur është tani.

 

Jacksonville Florida
Shtator 2014