Leka-Flamuri-USa-Alb
Lek Gjoka

 

Nga Lek Gjoka

Referendumi grek për ti thenë jo opsionit evropian për shlyrjen e borgjeve fatkeqisht u quajt i ligjshem dhe demokratik nga disa udheheqes të familjes evropiane si e drejte demokratike që ka çdo popull të vendose për veten e tij.Pas kesaj eurodeputeti grek i partise naziste Agimi i Arte zoti Georgios Epitideios thote së Greqia që në fakt nuk e meriton te jete pjese e BE-së sepse po jeton me paret borgj që s’do tiu ktheje të familjes evropiane do të vendose veton për Republiken e Shqipërise që të mos filloje dot bisedimet për antarsim në Bashkimin Evropian po që së nuk i fal detin e saj shtetit helen.Në fakt në Shqipëri është një fjale e urte që ai që është duke u mbytur të mbyt edhe ti, e në kete rast Greqia që është zhytur në varfëri ekstreme për faj të politikave të saja kërcënon Shqipërinë me veto ose ti plotesoje tekat për të grabitur pjese të tjera tërritoriale të Shqipërisë nënshkruar nga qeveria e Partisë Demokratike (ku populli shqiptar po pret me padurim arrestimin e atyre antishqiptareve që për interesa të ngushta shiten pjese të truallit shqiptar ) dhe hedhur poshtë nga gjykata Kushtetuese e Republikes së Shqipërise.
Si duhet ti përgjigjet një veto të mundshme të fqinjit të saj grek dhe udhëheqjes evropianë qeveria socialiste shqiptare sepse faktikisht me Maqedonine ka dhjetera vite që kanë bllokuar antarsimin e saj në Nato thjeshtë për shkak të emrit por që me vonë mund të vijojnë në përplasje për “vjedhje” të historisë së njëri-tjetrit ndërkohë që është vjedhur historia e kombit shqiptar dhe historianet shqiptare akoma nuk janë zgjuar.
Në diplomaci ka mjaft opsione që duhet të përdoren me shumë kujdes.Qeveria e Shqipërisë duhet ti tregoje qeveritareve evropian se vendimi i gjykates kushtetuese të Shqipërise nuk negociohet dhe është mbi çdo vendim të çdo lloj gjykate botërore.
Ti kërkojë Bashkimit Evropian se duhet të ndryshoje Kushtetuten e saj që vendet antare të saja për intetesa vetjake të mos kenë të drejten e vetos ndaj vendeve kojshi.
Por po qe së BE-ja dëshiron që të plotësoje tekat e shtetit “dembel” grek që të vendose veton qeveria e Shqipërise duhet të hedhe në fushen e lojës politike opsionin tjeter ate te vetvendosjes që mund ta quajnë edhe nacionalizem ekstrem por që në realit nuk duhet pranuar kurrë si i tillë sepse është opsioni i bashkimit për tu bërë më i forte ekonomikisht.Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtines duhet të organizojnë një referendum popullor që të bashkohen në një shtet.Fakti i njohjes së referendumit grek për ti thënë jo negociatave të kreditoreve evropiane është një arme e mirë mbrojtjeje për të njohur rezultatet e referendumit të bashkimit të Rebulikes së Shqipërise dhe Republikes së Kosoves në një shtet të vetem.Sigurisht që lideret e BE-së duhet ta dijnë mirë së bashkimi i dy shteteve shqiptare mund të kete një efekt domino në Ballkan që mund të dalë jashtë kontrollit sikur ka dalë në Lindjen e Mesme dhe Evropa mund ta pagoje shumë shtrenjte ndaj duhet që të rihapen sa me shpejt bisedimet dhë të gjitha vendet e Ballkanit të bashkohën në familjen e madhe evropiane dhe Evropa të jete shtepia e paqes botërore.
Jacksonville Florida
Korrik 2015