gjykata

 

Nga Lek Gjoka

Fillimi turistik me vrasje ndaj dy turisteve çeke në Dukagjin është një lajm ogurzi për turizmin shqiptar.Të shokuar nga një ngjarje makabre shqiptaret gabimisht lëshohën nëpër rrjetet sociale si facebook duke share e nemur vetveten si preje në bese të mikut e përcaktuar edhe në një nën të kanunit të Lek Dukagjinit(kanun që ne duhët të krenohemi si vlere historike por jo si baze ligjore sepse në jetojmë në një shtet me ligje dhe në kohën kur është shkruar kanuni nuk kishte turista në Shqipëri).Madje në disa raste kalohet në ekstren duke fyer dukagjinesit apo gjithë verioret.Të gjithë gabojnë sepse nuk fajësohet një krahinë e tërë për vrasje por duhen gjetur fajtoret që tragjeditë të tilla të mos ndodhin me në Shqipëri.
Ka qindra raste në vendet e Lindjes së Mesme ku ekstremistat muslimanë kanë si shënjëstra te vrasjeve turistat nga Evropa e krishtere dhe askush nuk fajëson vetvetem një zonë , një shtet apo besim fetar.

Me në fund autori i vrasjen së çiftit çek të turistave u arrestua.Ai ishtë një njëzet vjeçar i sapo dale nga burgu për vrasjen e një 13 vjeçari për grabitje para pese vitesh.Me arrestimin e tij krahina mikpritese e Dukagjinit të pakten shpirtërisht nuk është bese prere sepse një vrases nuk ka bese.Problemi që duhët të shqetesoje shoqërinë shqiptare e në veçanti qeverine e Republikës së Shqipërisë është së përse gjykata shqiptare e denon kaq pak një vrases.Ndoshta të qenurit minoren?Sigurisht që gabohet sepse në Jacksonville Florida një 12 vjeçar vret vëllain e tij nga nëna dhe gjykata nuk e liroi nga burgu, nuk e gjykoi si minoren sepse vrasesi është vrases pavarsisht moshes dhe neser një tjeter do të kryeje të njëjtin krim po nuk u dënua ashpër.
Sikur gjykata në Shqipëri do ta denontë vrasesin sipas ligjeve shqiptare sot çifti i turisteve do të ishtë gjalle dhe zona e Dukagjinit nuk do të quhet gabimisht bese prere.Pra gjykatat e korruptuera në Shqipëri pa dashje bëhën pjese në mjaft vrasje dukë lenë të lirë me dhjetëra e dhjetera vrases ordiniere apo profesioniste.Ndaj në vrasjen e dy turisteve çeke në Dukagjin si “autore” të vrasjes përveç vrasesit duhën gjykuar edhe ato gjykates që liruan këtë vrases sepse vetem atëhëre do të kete shtet ligjor, vetem atehere askush nuk i pret më bese turistet sepse vrasesit bese prere do të jenë dukë vuajtur dënimin për krimet e bëra.

Jacksonville Florida
5 Korrik 2015