Sic njofton Associated Press shkrimtari kolumbian, fitues i Çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez ka vdekur në Meksiko në moshën 87 vjeçare.
Garcia Marquez konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i njohur më së shumti për vepren “Njëqind vjet vetmi”, novela e vitit 1967 qe u shit në më shumë se 30 milionë kopje.

gabriel-garcia-marquez
Libra tjera të përkthyera në shumë gjuhë janë: “Dashuria në kohërat e kolerës”, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruaj letër” dhe “Mbi dashurinë dhe demonë të tjerë”.

Garcia Marquez u lind në qytetin e vogël kolumbian Aracaraca në bregun karibian, më 6 mars të vitit 1957. Garcia Marquez u rrit për 10 vjet nga gjyshja dhe gjyshi.

Garcia Marquez publikoi shkrimet e tij të para si student në vitin 1947, si tregime të shkurtra në gazetën “El Espectador “.
Në vitin 1955 ai u shpërngul në Romë për të studiuar për kinemanë, pastaj shkoi në Paris, ku jetoi për kohë të gjatë.
Në vitin 1958, Garcia Marquez u rikthye në Kolumbi, ku u martua me fqinjen nga koha e fëmijërisë Mercedes Barcha.
Ata kanë dy djem, Rodrigo regjisor filmi dhe Gonzalo, dizajner grafik.
Cmim Nobel ne Letërsi në vitin 1982.