Petraq Xhillari lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943.
Pasi kreu liceun artistik për pikturë në 1965 –1969, u fut në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar ku vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë dhe disa role në kinematografi, kryesisht role karakteri dhe u dallua për zërin karakteristik.
Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj.

petraq-xhillari-2
Petraq Xhillari, në rolin e librashitesit në filmin nga mesi i errësirës

Në vitin 1995 Petraqi hapi Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Kafe Teatër 1”, me një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet.
U nda nga jeta më 27 dhjetor 2014 në Tiranë.

Filma
Watch! (2008)
Gjurmë në dëborë (1984)
Agimet e stinës së madhe (1981)
Intendanti (1980)
Mysafiri (1979
Gjeneral gramafoni (1978)
Nga mesi i errësirës – (1978)
I terti – (1978)
Njeriu me top – (1977)