Nga Ndoc Selimi /

Elena Gjika, sot e njohur per gjithe shqiptaret e gjithe Europen, rrjedh nga nje familje me emer te madh ne Rumani, gje qe pak dihet nga populli yne
per kete fis qe dha gjithe kapacitetin fizik e mendor ne udheheqjen e popullit rumun, moldav dhe vllahise. Trungu Gjika me nje origjine te kahereshme shqiptare nga vllehte e zones se Korçes e ndoshta nga Voskopoja (shen im) dalin ne letrat historike qysh ne shekullin e XVII ne Rumani duke krijuar nje rendesi eçecionale ne jeten e ketij vendi. Sipas studiusit italian Antonio Alessandro (Il pensiero di Dora d’Istria fra Oriente Europea e Italia” na jep disa hollesi te reja nga ato qe kemi njohur deri tani. Ai thote se familja Gjika jane padyshim me origjine shqiptare, por te qendruar per nje kohe ne Azi te Vogel dhe pastaj vendosur ne Rumani, si dhe per pseudonimin Dora d’ Istria thote se ka marre emrin e Danubit te dikurshem “Istria” pra Dora Danubiane.

I pari personazh i ketij trungu te familjes Gjika qe takohet ne histori eshte Georgio, mik i dy personaliteteve qeverisese te asaj kohe; Vasile Lupu princ i Moldavise dhe me vone te Gheorghe Stefan ne vitet 1634 dhe 1653 , te cilet e mbajne afer dhe caktohet si agjent diplomatik ne Kostantinopoli. Ne vitin 1658 i ofrohet Georgit principata e Moldavise, kur ky jetonte ne Struge . Ne kete kohe princi G.Stefan kishte grumbulluar nje ushtri ne Transilvani ne bashkepunim me princin e Valakise (Vllahise) per te hequr hungarezet nga Transilvania. Georgio ndihmoi dhe okupoi Valakine (Vllahine), por nuk qendroj gjate, pasi e le me 1660 dhe ne postin e tij per dy vjet vjen i biri i quajtur (ne perkdheli) Grigorasku, i cili mban kete post dy herash; 1660 – 64 dhe 1672 – 74. Vijne disa vite qe kjo familje nuk ka poste , pasi me sa duket i biri Grigoreskut i quajtur Matteo nuk ishte aq i zoti, por del ne skene nipi Gregori II, i cili me 1727 zgjidhet princ i Moldavise. Ai ishte shume i pergatitur ne shume fusha , pasi kishte studiuar ne Kostantinopoli . Me 1733 e gjejme ne Vllahi dhe ne 1735 perseri ne Moldavi. – Ndodh pushtimi turk – thote Enciklopedia italiane – dhe terhiqet ne Kostantinopoli per t’u rikthyer me 1752 ne Moldavi dhe me 1753 ne Vllahi, ku edhe vdes. Ai la dy djem, njeri prej te cileve i quajtur perseri Matteo beri nje karriere jo shume te dukeshme, pasi u suall keq me popullin , e dorezon detyren dhe ne politike hyn vellai i madh Skarlati, nje figure e dashur dhe liberale. Vazhdon te jete princ i Moldavise deri me 1766. Ne kete post gati trashegues vazhdojne me pastaj i biri i Skarlatit Aleksandri, i cili beri nje revolucion ne mireqenjen e popullit. Ne vitin 1769 pushtohet nga ruset dhe ate e dergojne ne Pietroburg. Pas paqes kthehet ne Moldavi dhe fillon aktivitetin e tij, por ne kete kohe mpleksen shume interesa te fqinjeve per Moldavine dhe Vllahine si Austria, Rusia, Turqia dhe per kete vritet ne prite nga nje i derguari i Portes me 1777. Ky fron nuk mbetet bosh. Tashme nje radhime e madhe generatash sundonin prej shekujsh ne kete vend dhe keshtu vjen nje tjeter nip i quajtur Grigori IV lindur me 1765 e vdekur me 1834, i cili luajti nje rol te rendesishem ne historine e Rumanise. Me 1822 ishte ne detyre, kur Rusia i deklaroi lufte Turqise. Nje tjeter Aleksander vjen ne guiden e Vllahise ne prill te vitit 1834. Ben nje politike liberale duke hequr skllaverine per xingaret, i jep liri shtypit, zvogelon taksat ne popull etj.
Ne kete trung te Gjikajve ben pjese edhe Mihaili, babai i Elena Gjikes, vella me Grigorin e IV. Ishte nje arkeolog i zoti dhe per nje kohe te gjate punon ne Biblioteken e Bukureshtit duke vene themelet e ketij dikasteri te dijes. Njihet edhe si koleksionisti i pare i pullave postare. Ishte i martuar me nje grua shume te bukur, shkrimtare e perkthyese e zonja Catincaj Gjika (Foka). I fundit ne guiden rumene si princ ishte Grigori i V 1807 – 1857. Ishte princ i Moldavise per shtate vjet 1849 – 1856.
Ne trungun Gjika permendet edhe Dhimitri, i biri i Grigorit IV 1816 – 1897, i cili u muar ne fillim me ushtrine dhe pastaj bashkiak i Bukureshtit duke u rrite ne pozite me vone si minister dhe me pastaj kryeminister. Po ashtu ne rolin e kryeministrit te Rumanise ishte edhe Jon Gjika, 1866, 67. 1870 – 1871.
Trungu i familjes Gjika percillet me nje emer femror; Elena Gjika,( 22 janar 1828 – 17 nentor 1888) si nje personalitet qe i kalon kufinjt ballkanike e europiane me talentin e saj, dijet, shkrimet, zemermiresine ne krahun e te dobtit. Ajo i dha nje fryme te re Rilindjes sone Kombetare duke i dalur zot Shqiperise, vendit ku kurre nuk e mohoi, perkundra foli me krenari se ishte bije e popullit shqiptar. Nuk po zgjatem ne kete pike , pasi njihet nepermes shkrimeve, bisedave, literatures qe la dhe nepermes emisioneve kushtuar kesaj figure te madhe feminile , qe tashme eshte shpallur “Nderi i Kombit” shqiptar ne 90 vjetorin e shpalljes Pvarsise se Shqiperise.

Literatura:
– Roberta Fidanzia “Dora d’ Istria uno sguardo femminile sull Ottocento.
– Carlo Tagliavini “La fammiglia Ghica nella enciclopedia italiana, vol 16, 193.
– Antonio d’ Alessandri ” Il pensiero e l’opera di Dora d’ Istria fra Oriente europeo e Italia”
– Dora d’ Istria – Per çeshtjen kombetare shqiptare , Tirane 1977.