Shtetet e Bashkuara kanë përforcuar ditët e fundit, kontrollet në aeroporte, pas kërcënimeve nga organizatat e lidhura me Al Kaedën. Kështu, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka marrë masa të reja për ata që udhëtojnë nga dhe për në Shtetet e Bashkuara, masa që duhet t’i dini për të shmangur rrezikun e të mbeturit të bllokuar në aeroport. Administrata e Sigurimit të Transportit (TSA), ka njoftuar se udhëtarëve me fluturim nga, apo për në Shtetet e Bashkuara mund tu kërkohen që të ndezin, telefonat e tyre, ose pajisjet e tjera elektronike, për të vërtetuar që janë të vërteta. Në momentin e verifikimeve të sigurisë, paisjet elektronike hiqet nga çantat për të kaluar në skaner. Kontrolli i pajisjeve të ndezura i shtohet listës së monitorimeve.
Edhe mbajtja e lëngjeve lejohet vetëm nëse janë të mbyllura me një qese sigurie që jepet nga dyqani në kohën e blerjes, lëngjet nuk i kalojnë 100 ml, po ashtu edhe shumica e ilaçeve dhe produkteve dietike të veçanta si ushqimi për fëmijë.
Masat në lidhje me bagazhet peshat dhe dimensionet variojnë sipas linjave ajrore dhe kompanive të transportit.
Që të informoheni për cdo gjë duhet të lexoni kushtet e sigurisë aeroportuale të kompanisë me të cilën do të udhëtoni. Kur përgatisni bagazhet e dorës ndiqni të gjitha udhëzimet, mos vishni veshje me objekte metalike, organizoni pajisjet elektronike në mënyrë që të nxirrni më lehtë. Persa i perket dokumenteve te udhëtimit, keni kujdes që pasaporta të ketë më shumë afat se 6 muaj nga data e skadimit, ndryshe nuk mund të udhëtoni.