Shqipëria u zgjodh, për herë të parë, dje, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Anëtarësimi në këtë organ ndërkombëtar do të vazhdojë tre vite.
Ministria e Punëve të Jashtme, në një deklaratë për mediat, thekson se “Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e saj për përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe për avancimin më tej të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave të njeriut”
“Gjatë anëtarësisë së saj 3 vjeçare në KDNJ, Republika e Shqipërisë do të angazhohet për universalizimin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut, për forcimin e tyre dhe të infrastrukturës së sistemit të OKB-së, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të Këshillit.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut është, në thelb, një organizatë ndërkombëtare dhe organ i OKB-së, me një përbërje prej 47 vendesh anëtare. Vendet anëtare të KDNJ janë përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë.