Filmi i regjisorit kosovar Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje” përzgjidhet nga juria ndërkombëtare për të kandiduar për Oscar. Filmi trajton historinë e grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës. Isa Qosja, regjisori kosovar i filmit “Three Windows and a Hanging” përfaqëson Kosovën për herë të parë në ceremoninë e 87-të të çmimeve Oscar, e cila do të mbahet më 22 shkurt 2015, në teatrin Dolby në Hollywood.
Filmi rrëfen jetën e një viti pas luftës së Kosovës, ku përjetimet dramatike të përdhunimeve e vrasjeve, janë ende të gjalla në jetët e të mbijetuarave të një fshati në Kosovë. Lushja, mësuesja e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët të drejtuar nga Uka, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

hollywood-reporter
https://www.hollywoodreporter.com/news/oscars-kosovo-selects-three-windows-734975

Regjisor: Isa Qosja
Skenaristit: Zymber Kelmendi
Zgjat: 93 minuta
rolet kryesore
Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.
Prodhim i shtëpisë filmike “CMB”, në bashkeprodhim me NikoFilm (Gjermani).

“Tri dritare dhe një varje” (“Three Windows and a Hanging”) ka fituar çmimet:
Festivalin e Durrësit, – Gladiatorin e Artë – 2014
Connecting Cottbus 2012 – Best Pitch Award,
Sarajevo Film Festival 2014 – Competition – Cineuropa AWARD.

Ceremonia për Oscar do të mbahet më 22 shkurt 2015 në Dolby Theatre në Hollivud.

&nbsp
Shiko > Three Windows and a Hanging Official Trailer