Vath_Koreshi
Vath Koreshi

Vath Koreshi, lindi në Lushnjë në vitin 1936 dhe vdiq me 3 shkurt te vitit 2006, ishte një shkrimtar i shquar shqipar.

Vath Koreshi u lind në vitin 1936 në qytetin e Lushnjes. Në vitin 1955 përfundoi politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë, ndërsa në vitin 1960 kreu Fakultetin e Histori-Filologjisë, pranë Universitetit të Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë. Ai është autor i shumë librave, ku veçohen një sërë vëllimesh me tregime, novela dhe romane. Por ai nuk do të kujtohet vetëm për krijimtarinë e tij të shumtë letrare. Shumë filma të sukseshëm dhe të pëlqyer për publikun shqiptar e kanë ngritur shtartin mbi skenaret e tij. Duke filluar që nga “Rrugë të bardha” (1974), “Liri a vdekje”(1978), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Dasma e Sakos” (1998), “Porta Eva” (1999) dhe deri te filmi më i fundit “Syri Magjik”, një bashkëpunim i 2005-ës me regjisorin Kujtim Çashku. Ky mbeti edhe suksesi i fundit që ai arriti ta përjetonte. Qetë, ashtu siç ai ishte gjithmonë, vetëm para pak kohësh në prezantimin e filmit flet për detyrën e njohjes së kulturës shqiptare dhe të vlerave të saj jashtë kufijve kombëtarë. Kjo për të nënkuptonte krijuesin. E pavarësisht se u bë edhe pjesë e politikës ku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ministër i Kulturës në vitet 1991-1992, duket se në konceptet e tij ishin të ndara. “Ne jemi përpjekur të krijojmë një vepër, e cila të mos ketë një angazhim të mirëfilltë politik. Arti nuk merret me ngjarje të veçanta, por përpiqet që t’i universalizojë ato”, është shprehur ai në intervistën e fundit që i kemi marrë për realizimin e filmit “Syri magjik”. Vlerësimi i tij në këtë fushë do të mbyllej me çmimin e skenarit më të mirë në edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro. Ndërkohë që në moshën 70 vjeçare pena e tij vazhdonte të ngjyroste mbi faqet e bardha. Pa e ditur, mendimet e fundit letrare i hodhi te romani “Çafka” i botuar në nëntor nga “Onufri”, për të cilin kishte shumë dëshirë të organizonte një promovim me miqtë. Edhe pse zemra ia deshte, nuk e lejoi. Vath Koreshi është nderuar në vitet ‘80, me Çmimin e Republikës për librin “Dasma e Sakos” dhe për skenarin e filmit “Gjeneral gramafoni”, ndërsa një vit më parë Këshilli i Qarkut të Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi”.

Përvoja Profesionale

1964-1973: Gazetar “Zëri i Rinisë”;
1973-1977: Gazetar, “Drita”;
1977-1983: Skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”;
1983-1987: Shkrimtar në profesion të lirë;
1987-1991: Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
1991-1992: Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
1992-1995: Drejtor i revistës “Art”,
1995-2000: Drejtor i Shtëpisë Botuese, “Onufri”

KRIJIMTARIA

Filma

“Rrugë të bardha”
“Gjeneral Gramafoni”
“Nga mesi i errësirës”
“Agimet e stinës së madhe”
“Liri a vdekje”
‘Nata e parë e lirisë”
“Në kufi të dy legjendave”
“Plaku dhe hasmi”
“Besa e kuqe”
“Në prag të jetës”
“Botë e padukshme”
“Balada e Kurbinit”
“Dasma e Sakos”
“Lotët e Kosovës”
“Porta Eva”
“Të bekuarit”
“Në kërkim të Hafize Leskovikut”
“O Çoban”
“Bir”
“Syri magjik”

 

Tregime

“Kur zunë shirat e vjeshtës”
“Toka në hijen e shtëpive”
“Ndërrimi i qiejve”
“Tregime të zgjedhura”
“I dashuri i saj i parë”

Novela

“Dasma e Sakos”
“Konomea”
“Pelegrinët e Samarkandës”

Romane
“Dy të shtunat e Suzanës”
“Mars”
“Mali mbi kënetë”
“Haxhiu i Frakullës”
“Rrugë për larg”
“Balada e Kurbinit”
“Requiem për një grua”
“Ulku dhe Uilli”
“Një grua me të verdha”
“Çafka”