Shkrimtari Ali Abdihoxha është diplomuar në Moskë në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki”. Ai ka qënë i njohur si një nga prozatorët më të mirë të kohës, në vitet 60-80. Abdihoxha ka jetuar në Tiranë, ka qenë drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë dhe pas viteve 1990 ka bërë jetë të tërhequr familjare. U nda nga jeta më 15 shtator 2014 në Tiranë.

Botime:
Ëndra dhe dritë 1963
Një vjeshtë me stuhi 1968
Tri ngjyra të kohës 1970
Dueli i madh 1975
Mirazh 1978
Vila në periferi 1982
Vepra letrare 1983
Kronika e një nate 1984
Sfida 1987
Sarajet 1997