Kampioni rekord i Formulës 1 Michael Schumaher ka dale nga koma. Sipas menaxheres e tij Sabine Kehm.

Michael Schumacher është larguar nga klinika në Grenoble të Francës, ku ka qëndruar për më shumë se pesë muaj, tani do të vazhdojë fazën e gjatë të rehabilitimit.

michael-schumacher
Michael Schumaher

Schumacher u dëmtua rëndë gjatë një rrëshqitjeje me ski, me 29 dhjetor 2013, në Maribel të Francës. Ai ka qendruar qe atëherë në komë artificiale në Klinikën Universitare në Grenoble. Në fund të janarit ka filluar faza e ngritjes nga koma, e cila ka zgjatur deri tani. Schumacher është dërguar në rehabilitim në Lozanë, Zvicër.