Sipas Agjencisë Europiane të Hapsirës ESA sateliti GOCE i hedhur në vitin 2009 për të bërë hartën e fushës gravitacionale të tokës mbas mbarimit të misionit të tij dhe përfundimit të karburantit ka filluar të zvogëlojë orbitën e tij gjë që do të sjellë rënien në tokë.

GOCE
Sateliti GOCE

Rënia do të jetë midis ditës së dielë dhe të hënë, por ku? Esa thotë se pjesa më e madhe e satelitit një tonësh do të digjet në atmosferë gjatë rënies dhe vetëm 10-40% e masës së tij pritet të bjerë në tokë me një shpejtësi nga 200-300 km për orë.