Sami Repishti u lind më 6 prill 1925 në Shkodër ku kreu shkollën fillore dhe Liceun në vitin 1942. Filloi shkollën e lartë në Firence për Histori moderne, por e la se u kthye në Shqipëri për të luftuar kundër fashizmit.

Më 1946 u burgos me akuzën për “ide perëndimore” e u dënua me 15 vjet burg. Nëna e tij , Hava, e familjes Bushati, motra e tij e re dhe vëllai kaluan vite në kampet e përqëndrimit të Beratit dhe të Tepelenës. Kur Samiu u lirua nga burgu , qëndroi nën mbikqyrje të vazhdueshme Sigurimit, por ai arriti të arratisej në Jugosllavi në 1959. Aty, ai u mbajt i izoluar për një vit dhe më pas u mbyll në një kamp refugjatësh. Me një arratisje të dytë, ai iku në Itali dhe në vitin 1962 emigroi në SHBA si refugjat politik. Në vitin 1968 Repishti mori shtetësinë amerikane .

sami_repishti
Sami Repishti

Në Amerikë vazhdoi studimet për gjuhë dhe letersi frënge që i përfundoi më 1962. Mbrojti Doktoraturën në Universitetin e Parisit në 1977.
Dr.Repishti është personi i parë që ka dëshmuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë para Kongresit amerikan në prill 1965. Për më shumë se tre dekada ai dërgoi vazhdimisht raporte në Kongresin Amerikan, për shkeljet ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Çdo vit, ai u dërgoi një “Memorandum mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të popullsisë shqiptare në Jugosllavi”, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Nga viti 1977, ai e bëri të njëjtën gjë me KSBE, e më vonë i dergoi materiale edhe Presidentit të Parlamentit Evropian.
Sami Rapishti është një nga themeluesit e Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe drejtor ekzekutiv i saj deri në vitin 1992.
Repishti ka punuar si mësues i gjuhës italiane dhe franceze dhe më pas shef i katedrës së gjuheve te huaja.
Në vitin 2011, qyteti i Shkodrës vuri emrin e një rruge “Rruga Sami Repishti”
Sami Repishti është martuar me Diana Chipi , mësuese, prej 47 vjetesh dhe kanë një djalë Daren që është mjek dhe një vajzë , Ava që është avokate.
Repishti jeton në Ridgefield, CT USA.

Sami Repishti ka botuar:
– Një përmbledhje e Letërsisë Shqiptare
– Studime mbi Kosovën (Me Arshi Pipen)
– Të drejtat e njeriut në Jugosllavi
– Shqipëria