Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë – 3 dhjetor 2011, Tiranë) ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tiranë ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
Veprat:
“Plaku i Butkës”, Roman historik (1966);
“Ali Pashë Tepelena”, roman 1970
Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
“Intendenti”, tregim (1973);
“Skënderbeu” (1975)
Prova e zjarrit, roman (1977);
“Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985);
“Ujërat e qeta”, roman, (1988);
“Koha e njeriut”, roman (1990).
“Udhëtari”, roman (2009)
Skenarë:
Dritat e qytezës (1983)
Intendenti (1980)