Sabri Fejzullahu
Sabri Fejzullahu

Sabri Fejzullahu (ka lindur në Mitrovicë më 16 shtator 1946) është aktor, këngëtar dhe politikan nga Kosova.

Në vitin 2002 ai ishte deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Karriera artistike

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaqin “Cimën”. Ai luajti edhe në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”. Po ashtu edhe në TV-komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zëri.

Jeta private

Sabri Fejzullahu është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura.

I biri i tij Ermal Fejzullahu është një këngëtar i njohur në zhanrin pop dhe popullore
Albumet muzikore

Ai ka gjithsej 14 albume deri me tani dhe 6 videokaseta te aktruara ne rolet e tij dhe me videoklipe te tij

 

Filmografia

Një buqetë buzëqeshje
Migjeni (1990) (serial televiziv)
Autobusi (1985) (mini serial), si Shoferi
Mixha Ramë (1985) (televizion) …. Djali
Qesh e ngjesh (1982) (televizion)
Kur pranvera vonohet (1980) (mini serial televiziv)
Gëzuar Viti i Ri 1976 (1976) (televizion)
Në orët e vona (1982) (serial televiziv)
Jugovizija (1981) (televizion)
Këndon Sabri Fejzullahu (1976) (televizion)