Robert Shvarc u lind në Sarajevë (Sot Bosnie e Hercegovina), më 10 dhjetor, 1932. I ati i tij ishte hebre austriak kurse e ëma shqiptare. Gjatë periudhës së para Luftës Botërore ata u vendosën në Shkodër dhe më vonë në Tiranë. Roberti e kishte pasion gjuhën dhe së bashku me gjuhën gjermane mësoi edhe gjuhën shqipe. Më vonë kur u rrit, ky pasion për gjuhët bëri që ai të bëhej një mjeshter i të dy gjuhëve gjë që përcaktoi edhe të ardhmen e tij si përkthyes. Emri i Robert Shvarcit u shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta ne Tiranë, më 25 prill 2003.

robert-shvarc
Robert Shvarc

Robert Shvarc është nderuar nga Presidenti Gjerman me Cmimin “Kryqi i meritave gjermane” në viti 1995, ky titull ishte Cmimi i parë që Presidenti Gjerman i akordoi një figure të shquar në vendet e Lindjes. Gjithashtu Robert Shvarc mban titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe Qytetar Nderi i Tiranës.

Përkthime:

Libra të përkthyer nga gjermanishtja:

Nga Erih Maria Remark

– Tre shokë

– Harku i Triumfit

– Asgjë e re nga fronti i Perëndimit

– Shkëndija e jetës

– Obelisku i zi

Nga Lion Fojtvanger

– Çifutja e Toledos

– Fransisko Goja

Nga Bruno Apic

– Lakuriq në mes të ujqërve

Nga Leon Uris

– Eksodi

Nga Bertolt Breht

– Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj

– Kënga e një nëne gjermane

– Ditët e Komunës

– Arturo Ui

– Pushkët e nënës Karrar

– Opera për tre grosh

– Baali

Nga Hajnrih Hajne

-Gjermania, përrallë dimri

Nga Gëte dhe Shileri

– Poezi dhe balada

Përkthime në gjermanisht të veprave të shkrimtarëve:

Rexhep Qosja

Dritëro Agolli

Gaqo Bushaka

Ismail Kadare

Xhevahir Spahiu,

etj.