Robert Radoja ka lindur në 15 Prill 1938 në Bolonja (Itali). Edukimin e parë artistik e mori në qytetin e Shkodrës përmes kurseve të ndjekura pranë shtëpisë së pionierit, ku dhe kontaktoi me figura të shquara muzikore të këtij qyteti si Prenkë Jakova, Tish Daija etj. Nga viti 1951 studion në Liceun Artistik në Tiranë për piano. Në vitin 1962 me fillimit e Konservatorit Shtetëror (ILA – sot Akademia e Arteve) Radoja fillon studimet e larta ku edhe diplomohet për Piano në vitin 1966. Po në këtë vit fillon punën në Pallatin e Pionierëve në Tiranë në sektorin e Muzikës si Shef i Seksionit të Artit.
Gjatë kësaj periudhe ai orkestron këngë të muzikës së lehtë duke qenë prezent në rreth 40 festivale si ato të zhvilluara në Radio Televizion ashtu dhe ato të Këngës për Fëmijë në Shkodër. Në vitin 1981 emërohet Redaktor i Muzikës në Kinostudion “Shqipëria e re” ku punoi deri në vitin 1986. Robert Radoja që prej vitit 1985 ka qenë pedagog i pianos, Shef i Katedrës së muzikës së dhomës dhe koncert-maester në Akademinë e Arteve, Tiranë.
Radoja ka dhënë kontributin e tij edhe neë kompozimin e orkestrimin e muzikës së filmave si: Guximtarët (1970); Mëngjeze lufte (1971); Mimoza llastica (së bashku me A. Lalo – 1973); Gjyshi partizan (1978); Dita e parë e emërimit (1981); Kërcënimi (1981); Gracka (1983); Nxënësit e klases time (1984). Ai është autor i muzikës së filmave vizatimorë: Shoferi i vogël (1973); Gishto trimi (1979); Festa e pranverës (1978); Agroni dhe nafta (1980).
Ai ka qënë organizator, drejtues orkestre dhe drejtues artistik i festivaleve të këngës për fëmije në Tirane dhe i festivaleve kombëtare në Shkodër; organizator i festivaleve për femijë “Zërat e bukur” (nga 1966 deri 1980); organizator dhe drejtues artistik i ansamblit të pallatit të pioniereve në koncertet e majit (nga 1967 deri 1981); ideues dhe organizator i konkurseve të instrumnetistëve të vegjël (nga 1972 deri 1980) ; organizator dhe drejtues muzike në koncertet për femijet e kopshteve te Tiranes (nga 1971 deri 1978); dretues dhe pregatites i koreve masive të fëmijëve si korit me 350 vetë në aktivitetin kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut (janar 1968) dhe korin përbërë nga 2.000 vetë me rastin e festës së çlirimit (nëntor 1968) të cilët u shoqeruan nga Orkestra e TOB drejtuar nga Rifat Teqja. Ndoshta të gjitha keto kulmojen me pregatitjen e një kori gjigand prej 10.000 vetësh që interpretoi në spartakiadën e katërt Kombëtare (1984) në stadiumin “Qemal Stafa”, shoqëruar nga banda e bashkuar e Ushtrise, Akademisë së Arteve dhe e Liceut Artistik, drejtuar nga Fatmir Foci. Gjithashtu, festivali i I-re dhe i II-te i studentit (1971 dhe 1972), festivali i grupeve të shkollave të mesme të Tiranës (1972), festivali i ushtarit (Gjirokaster 1970), festivali i I-re dhe i II-te i këngës së ushtarit (Tiranë 1971 dhe 1972), Ansambli artistik “Migjeni” (1974), Ansamblit artistik i uzines “Traktori” (koncertet e majit 1976), grupi i fëmijëve pjesëmarrës ne tri spartakiada (1978, 1984 dhe 1989) e shumë aktivitete të tjera, kanë firmën e mjeshtrit Robert Radoja.
Radon është vleresuar me Medaljen “Naim Frasheri” (1980); Urdheri “Naim Frasheri” (1989) dhe në Festivalin e 41-të në Radiotelevizion, në Tiranë në vitin 2002, u vlerësua me “Çmimin e Mirënjohjes” per punë e tij e palodhur në vite.
Në Tiranë është Akademia Artistike “Robert Radoja”.
Robert Radoja jeton ne Tiranë.