Numri i parë i revistës së ilustruar “Shqipëria e Re” doli më 8 dhjetor 1947. Revista kishte 64 faqe, nga të cilat 16 faqe me ngjyra dhe 48 faqe bardh e zi. Revista dilte një herë në dy muaj. Numri i parë i revistës doli vetëm në frengjisht dhe u shtyp në Rumani. Më pas revista u botua gradualisht në tetë gjuhë: shqip, anglisht, spanjisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, dhe arabisht dhe u shtyp në Moskë deri në vitin 1961.

new-albania
Revista “Shqipëria e Re”

Pas këtij viti revista “Shqipëria e Re” vazhdoi të shtypej në Shqipëri deri në vitin 1990. Revista kishte përmbajtje propagandistike të regjimit komunist në fuqi gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.