Studentët kanë mbushur për të disatën ditë rrugën e Durrësit në Tiranë për të protestuar përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundër tarifës për provimet e mbartura.

Studentëve të Universitetit të Tiranës, iu bashkuan edhe studentët e Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodrës.

Studentët thonë se do të vijojnë protestat derisa Ministria të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit janë:
1 – Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2 – Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3 – Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4 – Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Protestat në Tiranë, janë paraqitur edhe nga mediat në Europë e deri në SHBA.