Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar falje, ndaj atyre amerikanëve të cilëve janë duke u anuluar planet për sigurime shëndetësore.  “Më vjen keq, që ata po e shohin veten në një situatë të tillë, bazuar nga siguritë që morën prej meje”, tha ai për “NBC News”, në një intervistë ekskluzive. “Ne kemi punuar shumë për t’u siguruar se ata e dinë, që ne i kemi dëgjuar dhe se do të bëjmë gjithçka mundemi për t’u përballur me njerëzit që gjejnë veten e tyre në pozicione të vështira, si pasojë e kësaj”, shtoi ai.

obama

Miliona amerikanë kanë marrë njoftimet e anulimit nga kompanitë e tyre të sigurimeve gjatë javëve të fundit. Zyrtarë të administratës kanë pranuar se këto kompani, në shumë raste, kanë hequr mbulimet që janë më pak të konceptueshme se i ashtuquajturi “Obamacare”, dhe se amerikanët do të jenë shumë më mirë në periudhë afatgjate me sigurimet e reja.

Elementë kyç të ligjit të shëndetësisë ndalojnë diskriminimin për kushtet para-ekzistuese dhe kërkojnë plane të reja mbulimi për kujdesin në maternitete, shëndetin mendor dhe fusha të tjera. Programi u zhvillua për të ofruar kujdes të plotë brenda mundësive ndaj miliona amerikanëve të pasiguruar.

Rreth 95% e rezidentëve ligjorë amerikanë përfitojnë sigurime shëndetësore përmes punonjësve privatë, apo qeverisë federale, bën të ditur administrata Obama.

Intervista në NBC News

Visit NBCNews.com for breaking news, world news, and news about the economy