Tonin Çobani
Tonin Çobani

Nga Tonin Çobani /

Pjetër Zarishi është quajtur rendom “poet minor”, por, sado qe me gjysme zeri, edhe “ure kalimi” nga letersia e vjeter shqipe ne letersine e re te Rilindjes Kombetare. Klasifikimi i tij nder poetet minore ia ka zbehur rendesine e te qenit “ure kalimi” ne letersine e Rilindjes, e cila do te njohe shkelqimin e vet me poete te tille si De Rada, Naimi, Mjeda etj. Ne kete aradhe duhet te kemi parasysh se Pjeter Zarishi (lindi me 1806) eshte ndare nga jeta ne vitin 1866, pra, e ka mbyllur veprimtarine e vet krijuese, pikerisht ate vit kur kane lindur cajupi e Mjeda, ndersa Naim Frasheri, ende student ne gjimnazin Zosimea te Janines, ndoshta, as nuk e kishte cuar ndonjehere neper mend se do te shkruante dikur poezi ne gjuhen shqipe.

Gjithsesi, ky informacion nuk vlen drejtperdrejt per poetin dhe rendesine e vepres se tij. Ai theksohet ne fillim te kesaj monografie per te mbajtur qe ne krye nje qendrim ndaj Historise se Letersise Shqiptare apo te kritereve te parashtrimit te saj, pasi, duke mos e njohur sa duhet Pjeter Zarishin dhe poezine e tij ose duke mos e vleresuar meritueshem ate, eshte krijuar realisht nje boshllek i panevojshem ne historine e letersise shqiptare. Ky vakuum perfshin gati nje shekull: nga letersia e vjeter shqipe (shekulli XVI-XVII) deri te letersia e re e Rilindjes (Shekulli XIX-XX). Sigurisht, sepse nje gjysme zeri vendosi realisht te mos pranohej si histori “ura lidhese”, vepra poetike e Pjeter Zarishit dhe pas tij e Leonardo de Martinos dhe e ndonje tjetri.

Per pasoje, duke u braktisur kriteret shkencore te hartimit te historise se letersise se nje vendi, u sajua nje histori e arnuar letersie dhe u konsiderua si i tille zhvillimi letrar i arberesheve te Italise (shek.XVIII-XIX): Variboba, De Rada, Dara, Serembe, Skiroi, si dhe letersia e diaspores shqiptare (shek.XIX-XX): Naimi e Samiu ne Stamboll (Turqi), Mitko e cajupi ne Misir (Egjipt), Poradeci e Asdreni ne Bukuresht (Rumani), Noli e Konica ne Boston (SHBA) etj.

Coroditjet ne historine e letersise shqipe
Coroditje ka sjelle ne historine e letersine shqiptare mospranimi me ze te plote i “ures lidhese” te letersise (poezia e Pjetër Zarishtit) ne qendrimin ndaj zhvillimit letrar te bejtexhinjve. Letersia e bejtexhinjve ka lulezuar si nje degezim paralel dhe krejtesisht i shkeputur nga letersia e vjeter shqiptare e shek. XVI-XVII. Ajo ka qene thuajse krejtesisht e shkeputur edhe nga letersia e kolonive shqiptare dhe ajo e diaspores. Letersia e bejtexhinjve u shkruar me alfabet arab dhe u perhap kryesisht si letersi gojore nga shek.XVI deri ne shek.XX ne disa qytete te Shqiperise (perfshire edhe Kosoven e vise te tjera shqiptare ne rajon), qe kishin lidhje me te forta administrativo-kulturore me Stambollin, qendren e Perandorise Osmane, por u shtri sa gjere gjate ne historine e letersine shqiptare, me te drejte dhe pa te drejte, pikerisht, pse gjeti vend vakuum. E paraqitur keshtu, historia e letersise shqiptare mbetet e paargumentuar shkencerisht, sepse ne asnje vend te globit kultura, aq me pak letersia, nuk mund te zhvillohet jashte qendrave kulturore ku flitet masivisht ajo gjuhe, me te cilen nje letersi realizon komunikimin e vet.

Duke pranuar vepren poetike te Pjeter Zarishit, e cila realisht krijon lidhjen e letersine se vjeter shqipe me letersine e re, do te mund te pozicionohet me mire edhe letersia e kolonive dhe ajo e diaspores, te cilat pa me te voglin dyshim kane rendesine e vet te padiskutueshme ne Historine e Letersise Shqiptare.

Me kete rast do te mund te zgjidhej me objektivisht edhe vendi qe i takon ne historine e kultures shqiptare letersise me alfabet arab dhe, ndoshta, edhe i asaj letersie qe u shkrua ne latinisht nga autore shqiptare.

Poeti
Pjeter Zarishti eshte nje poet me ndjeshmeri vetjake, qofte kur shqiperon vargje religjioze, qofte kur shqipton poezi origjinale me teme laike a fetare. Ai, duke qene shkolluar ne Perendim dhe doktoruar per filozofi e teologji, eshte njohes i mire i letersise latine e italiane, ashtu si edhe i letersise se shkruar deri atehere ne gjuhen shqipe. Nga ana tjeter, Pjeter Zarishi, duke marre mesimet e para ne gjuhen amtare dhe duke qene ne kontakt te vazhdueshem me folklorin e pasur e aktiv te krahinave te Zadrimes dhe Mirdites, ku jetoi dhe ushtroi sherbimin e klerikut, eshte njohes i mire i gjuhes shqipe, te folur dhe te shkruar, si dhe i aftesive te saj poeziformuese. Prandaj ai eksperimentoi me sukses format klasike te poezise, si tingellimen dhe poemen ne tingellima, strofen safike, 11-rrokeshin etj.

Kryesisht per temen laike qe derdhi ne keto forma poetike, Pjeter Zarishi merr atributet e poeteve nismetare te letersise se Rilindjes Kombetare Shqiptare. Vepra e tij u frymezua dhe u be shprehese e levizjes popullore te viteve ’40-’60 te shekullit te 19-te, levizje e cila u parapriu ngjarjeve te medha te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Me rilindasit e pare
Duke jetuar ne atmosferen kryengritese te Shqiperise se Veriut dhe duke marre pjese gjallerisht ne organizimin e saj ne nje nga zonat me aktive te kohes, sic ishte Mirdita dhe krahinat e tjera te ish Principates se Dukagjineve, Zarishi me vepren e vet u be percuesi me tipik ne letersine e fazes se pare te Rilindjes per sa i takon asaj kerkese politike te kohes, e cila kufizohej fillimisht me ngritjen e nje shteti shqiptar autonom ne suazen e Perandorise Osmane.

Zeri i tij bashkohet me zerin e ideologeve, poeteve dhe veprimtareve te periudhes se pare te Rilindjes Kombetare, me zerin e Naum Velqilharxhit (1797-1846) e te Zef Jubanit (1818-1880), te Jeronim de Rades (1814-1903) e te Pashko Vases (1825-1892), te Dora D’Istrias” (1829-1888), Sami Frasherit (1850-1904) e te tjereve atdhetare, qe vepren e tyre e vune ne sherbim te lirise dhe pavaresise. Zarishi eshte nder te paret qe kuptoi se prej klases feudale shqiptare nuk mund te pritej nje udheheqje reale e levizjes atdhetare.

Veprimtaria
Pjeter Zarishi, si nje klerik atdhetar, u shqua ne ato vite edhe per kundervenien e vendosur qe i beri klerit te huaj, ne rastet kur ai kler mbante qendrime te papergjegjshme ndaj problemeve jetike te besimtareve ne kushtet e shtrengesave te administrates osmane. Ai e ndiente se kleri i huaj, pergjithesisht, mbillte injorance dhe padije nder besimtare, gjera keto qe nuk mund t’u sherbenin aspak interesave te shqiptareve. Ne keto kushte, Pjeter Zarishi kuptoi rendesine qe kishte per kohen ndergjegjesimi kulturor i shqiptareve dhe, vecanerisht, levrimi i gjuhes amtare, prandaj gjate gjithe jetes se vet iu kushtua studimit te shqipes, perkthimeve dhe, ne menyre te vecante, krijimtarise poetike origjinale ne kete gjuhe.

Vepra e Pjeter Zarishit, megjithese u botua vetem pjeserisht dhe pas vdekjes se poetit (sepse u zhduk ose u mbajt fshehur), u perhap ne popull goje me goje, duke ushtruar, kesisoj, nje ndikim te panderprere te poetet e mevonshem te Veriut, si Leonardo de Martino (1830-1923), Ndre Mjeda (1866-1937), Gjergj Fishta (1871-1940) etj., te cilet i kaluan neper duar doreshkrimet e poezive te tij. Nje monografi e munguar
Monografia “Pjeter Zarishi dhe krijimi i rruzullimit” merr persiper te realizoje nje profil te plote per poetin me te pare te letersise se re shqiptare, i cili eshte cilesuar “ure kalimi nga letersia e vjeter shqipe ne ate te Rilindjes”.

Pjeter Zarishi (1806-1866) lindi ne Zadrime, por kreu studimet e mesme e te larta ne Rome, ku edhe u doktorua per filozofi e teologji. Me t’u kthyer ne vendlindje, ai u zhgenjye si prej eproreve te huaj, qe sherbenin ne Shqiperi, ashtu edhe prej feudaleve vendas qe mbanin ofiqet dhe uniformat e administrates se Stambollit. eshte, pikerisht, ky zhgenjim qe e frymezoi poezine e tij, e cila u botua pjeserisht pas vdekjes se poetit dhe ende sot e kesaj dite nuk i eshte dhene e plote lexuesit. Dora d’Istria shkruante qe ne vitin 1872 se “Zarishi, qe ishte nje bashkekohes yni, ka bere poezi te bukura shqipe”, ndersa Zef Skiroi shkruante: “Poezite e fuqishme dhe perkthimet e mrekullueshme (te Zarishit) … jane destinuar per te bere nje pershtypje te thelle” (1918). Pjetër Zarishi eshte me i pari qe shkroi nje poezi per Shqiperine (“Kanga e Shqipnis”), me i pari dhe, ndoshta, i vetmi qe na la nje poeme kozmogonike (“Krijimi i rruzullimit”) te strukturuar ne 13 tingellima.

Studiuesi Tonin Cobani, tanime i njohur per biografite e tij shkencore per Leke Dukagjinin, Frang Bardhin, Gjergj Fishten, e ka organizuar monografine per Pjeter Zarishin ne tri pjese: “Zhgenjimet e poetit”, “Ne nismat e letersise se Rilindjes” dhe “Krijimi i rruzullimit”, ku botohet per here te pare e plote poema e Zarishit “Krijimi i rruzullimit” ne dy variante: sipas doreshkrimit origjinal dhe e kthyer ne gegerishten e sotme letrare per t’u shijuar me lehtesisht prej lexuesit.

Pjeter_Zarishi

Krijimi i rruzullimit
(Pese tingellimat e para te poemes, e botuar sipas doreshkrimit te Pjeter Zarishit, pershtatur ne gegerishten e sotme)

I
Ishte gjithmone Zoti i pafill e i vetem:
Tjeter, pose kaosit, asgja s’u deshmonte;
Ishte kush ishte n’vetvete i peshtetun,
Plot konden ne vete, veten gezonte.
Jashte vetes ndonje send iu kand me iu gjetun,
Qe vleren tue ia njohe, nderim t’i conte.
Qiti mendimin edhe punen si e nisi,
Per gjashte dit dynjane krejt c’e ujdisi.
Per gjashte dit kah nje sendet mabre i muer:
Dites se shtate ndali turr e i dha bekimin,
Gjithcka desht prej kurrgjaje mbasi nxuer.
Leshoi syte rreth, e keqyri perftimin:
Prane gjet, se c;kishte marre neper duer
Basit t’mire ma t’ mire ia bante deshmimin.

II
Qielli me hane, yll e diell rishtas ndriti;
Toka me mal, fushe e det u mbareshtue;
Pjelle e bime per t’gjithe sendet rendas qiti;
Urdhen, kush i fali, si u kish vue.
Njeriun zot, si vete, Zoti e goditi,
Njeriut i dha tager t’gjitha me i gezue:
Por qielli kurr as toka udhen s’rreshqiti,
Njeriu kaloi cakun e u gjend gabue.
Punes s’keqe pendimi mbrapa i mberrini;
Tha fjalen Zoti, e s’mirash gjithe e shkreti,
E gjithe mbi krye t’zezat ia pertrini.
S’kish kurr me vdeke, edhe vdekjes ia laneti;
Prandej nje shkrole mallkimi per balle ia shtrini.
Medet njeriu, se c’i sjell kabaheti…

III
Tue gjemue, tue u perlote motin njeriu shkonte
Per lumni qe buer, per halle qe i binin;
Mundi qe hiqte, derti qe e poshtenonte,
Buka veshja, konaku vend s’i linin.
Vec nder kaq mundime, qe ma s’mund t’conte,
Fjalet e Zotfit gjalle ne zemer i rrinin;
Se prej dore per gjithmone s’do ta leshonte;
Ani shpresa ia zbuste shpirtin e mishin.
Erzin fytyres se Zotit ia kushtoi;
Ashtu fjalen njeriut me ia premtue,
Edhe pezmi i kobetarit, qe e harlisi.
Ashtu shume profete me rend kane deshmue,
E nje shperblyesi prandej emni i krisi:
Pra, lum me sy kush kishte per ta gezue!

IV
Ndrroi dynjaja, krejt dynjaja shastisi;
Mbas vdekjes se te pareve, mbisundoi mekati.
Harroi Zot’n, edhe hasmit nderime i nisi;
Udhes e ligjes, sa mundi shqelma i vikati.
Me hata t’pamase t’Lumin e bezdisi;
Kaq, sa shtrini thupren e i hallakati,
Me lengate, uje, zjarr, zi, lufte e kerdisi;
Ferrat, qe mbollen, me i kurre u erdh sahati.
Por, kur i porosiste kah dashnia,
Me bese rishtas, si ma te paret, i ngushellonte,
E per ta gati rrinte mrekullia.
Prandej, koha kah fillimi si u afronte,
Shperblese i shenjohet Davidit vllaznia:
Pra, qe, me t’saktin Zoti si qendronte!

V
Shpirtit t’djerrun i shkonte nalt krenia:
“Krajlnise s’Zotit thuejse gjysmen ia mora,
Prej kesaj jete,- thoshte,- krejt e nxora,
Qielli fill i vetem po mbet i tija!”
Pra, njeriut t’mjere deshmi ku i bante hija
Nalt iu ngjiten lotet: Rridh ti, o e Zotit dora…
cona per t’cue ke pate; e rini kora,
Pezem e dhimbje per nje here me nda Lumnia.
Emen bani, e n’jete erdh i Biri,
E u ba,- shpirt, mish veten tue vendue
Prej grues pa hile,- bashke Zot e Njeri.
Pra, lindi me dukje te paket, si gjithe femija,
Vecse fuqi-plote edhe i perkryem;
Sherbesa e njeriut, e hasmit rrenia.